Reshje të shumta shiu kanë rënë ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Mësohet se reshjet e shumta që kanë rënë, kanë përmbytur komplet rrugët e qytetit.

Në foton e mësipërme shihet, uji, i cili vërshon në rrugë, ndërkohë që e vetmja mënyrë për të kaluar qytetarët është të përdorin çizme, ose ndryshe do të lagen nga këmbët.

Përmbytjet e rrugëve gjithashtu kanë krijuar vështirësi të shumta në lëvizjen e mjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re