Ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë dhe banorëve të “5 Maj”-it ku këta të fundit u përpoqën të rezistonin ndaj prishjes së banesave të tyre.

Si pasojë e përplasjeve me policinë dhe pengesën e zbatimit të urdhërit për shembjen e banesave, janë proceduar penalisht 4 persona, konkretisht shtetasit: – Elson Marku, 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

-Klodian Laci 40 vjeç dhe Ledion Mziu, 30 vjeç dhe Zelije Nexhi, 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit”, një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

– Elson Marku, 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

– Klodian Laci 40 vjeç dhe Ledion Mziu, 30 vjeç dhe Zelije Nexhi, 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Këta shtetas, në rrugën “5 Maji” kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re