Sistemi parauniversitar në vendin tonë rikthehet në bankat e shkollës, pas një jave mësim online, për shkak të motit të keq me dëborë e temperature të ulëta.

Sot, të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe ato parashkollore do tu kthehen sërish mësimeve në klasa.

Përjashtim do të bëjnë shkollat e mesme të zonave të ‘kuqe’ që për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, do të vijojnë të zhvillojnë mësimin online.

Konkretisht, nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të Coronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online.

Kjo gjë do të ndodhë deri në datën 25 të këtij muaji, të enjten që vjen.

Më datë 25, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që të dalë të japë vendimin për masat e reja që do të jenë të vlefshme në vijim, si për orën policore, ashtu edhe për mësimin në shkolla e universitete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re