I nxehti afrikan ka pushtuar sërish Shqipërinë.

Sipas Meteoalb, vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18°C në 33°C, në zonat e ulëta nga 24ºC në 39°C dhe në zonat bregdetare nga 27°C në 41°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi tre ballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re