Rënia pothuajse 8-orëshe e serverave të “Facebook-ut” vërtetoi se mjafton një problem i vogël me platformat moderne të komunikimit, dhe shumë aspekte të jetës njerëzore, të mbështetura mbi to shkërmoqen, duke e kthyer rruzullin tokësor në ‘Mesjetë’.

Gjatë ditës së hënë, aplikacionet “Whatsapp”, “Instagram”, “Mesenger” dhe “Facebook” dolën jashtë funksionit dhe punonin, fillimisht për disa minuta, të cilat më pas u kthyen në disa orë, në mbarë botën.

Menjëherë sapo anomalia teknike ndodhi, të shumtë ishin përdoruesit të cilët thoshin se nuk mund të komunikonin dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa dyshohej se arsyeja e këtij bllokimi ishte rënia e serverëve.

Instagram-i thoshte se kishte një gabim server, gjithashtu Facebook-u, dhe ashtu ishte. Facebook-u dhe Instagram-i u rikthyen në funksionim minutat e para pas mesnate të martën, pas një mbyllje prej shtatë orësh, që i kushtoi drejtorit ekzekutiv Mark Zuckerberg rreth 7 miliardë dollarë.

“ËhatsApp”, në pronësi të “Facebook”, duket se ishte ende jashtë linje, pasi teknikët e kompanisë luftuan për të rivendosur shërbimin pas një ndërprerje globale. Teknikët kishin provuar një ‘rivendosje manuale’ të serverëve të tij të hënën pasdite, e cila dukej se kishte funksionuar përkohësisht

Një ekip i vogël i punonjësve u dërgua në qendrën e të dhënave të “Facebook”, në Santa Clara, California, për të provuar një ‘rivendosje manuale’ të serverëve të kompanisë, sipas një memorandumi të brendshëm të marrë nga The Neë York Times.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re