Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Në dokumentin e plotë, një ndër porpozimet e rëndësishme të PD është Reforma Territoriale . PD ka propozuar formulën e vjetër të ndarjes së territoreve duke u rikthyer tek Komunat.

“1. Njësitë e qeverisjes vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Njësi të tjera të qeverisjes vendore rregullohen me ligj.3. Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisese, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”, thuhet në dokument.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka akuzuar se ndarja aktuale favorizon Partinë Socialiste dhe ka kërkuar ndryshimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re