Home SHQIPERIA “Rikthimi i pushkatimit nuk i shërben shoqerisë”, flet avokati Meminaj: KEDNJ nuk lejon këtë ndëshkim, ja si mund të parandalohen raste si ai i Fierit

“Rikthimi i pushkatimit nuk i shërben shoqerisë”, flet avokati Meminaj: KEDNJ nuk lejon këtë ndëshkim, ja si mund të parandalohen raste si ai i Fierit

0
“Rikthimi i pushkatimit nuk i shërben shoqerisë”, flet avokati Meminaj: KEDNJ nuk lejon këtë ndëshkim, ja si mund të parandalohen raste si ai i Fierit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Avokati Bledar Meminaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur për rastin e rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Fier, aty ku Klodian Çalamani vrau në mënyrë mizore 8-vjeçarin Mateo Vllasiu.

I pyetur për peticionin që ka nisur familja e vogëlushit për rikthimin e dënimit me varje, avokati e mirëkupton dhimbjen e familjes, por sipas tij Shqipëria është pjesë e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe është e pamundur të rikthehet ky ligj.

“Ligji tashmë ka filluar zbatimin me masën arrest me burg dhe do vijojë me dënimin e tij. Në lidhje me dënimin me pushkatim, Shqipëria qysh me aderimin në KEDNJ, është miratuar shfuqizimi i këtij neni, është detyrim. Kjo është e ndaluar dhe është ligj shumë i ashpër sepse ka sjellë pasoja të mëpassshme. Nuk mund të mendojmë se për një rast të kthejmë një ligj. Është me të vërtetë një rast i shëmtuar, por s’mund të kthehet. Shumë njerëz janë të indinjuar, por nuk është ajo që kërkojmë. Duke menduar se kërkojmë të futemi në Europë, këto janë ligje që Europa nuk i mendon asnjëherë”, tha ai.

Sipas avokatit, shoqeria me të drejtë po reagon në këtë mënyrë, pasi ajo që ka ndodhur në Fier është tepër e rëndë, gjithsesi sipas tij dënimi me varje apo pushkatim nuk mund të kthehet, dhe se peticioni i nisur nga familjarët nuk mund të sjellë gjë.

Avokati sugjeroi që për të parandaluar raste si ajo e Fierit, duhet që të ngrihet një strukturë e posaçme në Policinë e Shtetit, që është Struktura e Parandalimit të Vrasjeve.

“Ne e dimë këtë gjë ligji nuk bëhet për të rregulluar rastin por të gjithë fenomenin. Me të drejtë ka një reagim shumë të ashpër, siç e pamë me familjarët sot. Kjo vjen si pasojë e momentit që po kalon shoqeria, ekonomia jo e mire, papunësi, besim jo shumë te shteti, pandemi, këto tani përkthehen në revoltë. Të gjithë duan të shprehin një …Është si puna e gladiatorëve dhe gati ishin të gjithë të përfundojë me vjdekje gladiatori humbës. Nuk është e drejtë për një Shqipëri Europiane. Në aspektin ligjor peticioni nuk ka fuqi dhe nuk është kjo mënyra për të ndryshuar diçka. Nuk funksionon kështu. Kanë rezultuar shumë raste gabim dënimet me varje por nuk është kthyer jeta. Fokusi duhet të jetë te krijimi i strukturave parandaluese. Duhet të egzistojë një institucion që quhet institucioni i parandalimit të vrasjeve“, tha ai.

Ai përmendi nje rast të fundit si ai në Amerike ku një person doli i pafajshem pas 25 vitesh dhe nëse do denohej me vdekje jeta e tij nuk mund te kthehej me. Ai shtoi se rikthimi i dënimit me pushkatim apo varje nuk i shërben për mirë shoqerisë pasi nuk rikthehet vetëm për një rast por dhe për raste të ngjashme.

“Mund të them një rast të fundit. Dikush në Amerike pas 25 vitesh kishte marrë pafajësinë. Po sikur të ishtë dënuar me vdekje? A mund të ja kthejmë jetën. Nuk flas për rastin konkret, sepse ky rast është i dokumentuar. Ligji nuk mund të bëhet vetëm për një rast por dhe për të ngjashme. Familjarët të vazhdojnë, është e drejta e tyre. Ishalla i jep zoti forcë të përballojnë dhimbjen e tyre. Mbase ia arrijnë për veten e tyre. Nuk është se ështe në të mirë të popullit apo shoqerisë dënimi me vdekje apo pushkatim”, theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë