Situata në aeroportin “Nënë Tereza” vazhdon të jetë kaotike. Si asnjëherë më parë, kontrollorët e Albcontrol kanë bllokuar punën, e për rrjedhojë, janë pezulluar të gjitha fluturimet.

 

Që nga dita e mërkurë, asnjë avion nuk ulet e nuk ngrihet dot. Si pasojë, dhjetëra qytetarë që mund të kishin një planifikuar një fluturim hyrës apo dalës nga Shqipëria, nuk do ta kryejnë dot atë.

 

Për momentin raportohet që edhe fluturimet e paradites së kësaj të enjteje janë anuluar, ndërsa nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me fluturimet e orëve të pasdites.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re