Rinumërohen votat në 520 kuti/ Celibashi: Kuptojmë defektet e procesit zgjedhor

numerimi-2-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Javën e ardhshme pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të numërojë edhe një herë vullnetin politik të shprehur më 25 Prill.

 

Rinumërimi, një detyrim i përcaktuar në ligjin elektoral përfshin vetëm 10 për qind të të gjitha kutive të votimit.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Do të përzgjidhen mbi bazë shorti, shorti do të hidhet veçmas për secilën KZAZ dhe do të përfshijë qarqe të ndryshme dhe KZAZ të ndryshme.

 

Qëllimi i hapjes së 520 kutive është i dyfishtë, të kuptojë KQZ se ku administrata zgjedhore e saj gaboi ose jo si dhe një raport shtesë për socialistët dhe demokratët që do të ndërmarrin disa ndryshime në kodin zgjedhor.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

U shëben të gjitha partive politike dhe të gjithë aktorëve të tjerë, se çfarë ka shkuar mirë dhe jo, me qëllim që të bëhen përmirësimet e mundshme që të gjenden ato zgjidhje që te evitohen në të ardhmen problematikat e vërejtura në zgjedhjet e fundit.

 

Nga raporti që do të pësojë verifikimi i fletëve, materialeve zgjedhore dhe përdorimi i pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik, do të dalin edhe të dhëna nëse ka ose jo shkelje të rregullave të përcaktuara me ligj.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Në fakt ky është qëllimi i ligjvënësit kur ka miratuar këtë normë që dikush duhet të përgjigjet në rastin kur me dashje dhe me qëllime ta paligjshme ka kryer detyrën e vetë në kundërshtim me ligjin dhe ka deformuar rezultatin zgjedhor apo ka cënuar integritetin e procesit zgjedhor.

 

Cilido që do të jetë rezultati që do të prodhojë ri-numërimi i 520 kutive të votimit, ai nuk do të reflektohet në rezultatin e zgjedhjeve.

 

E mira më e rëndësishme që do të sjellë, është dhënia e një përgjigjeje të bazuar mbi fakte sepse më 25 Prill, mbi 80 mijë fletë votimi rezultuan të pavlefshme, që në rastin më të keq përktheheshin në 5 mandate deputetësh.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Do të shikojmë dhe do të përpiqemi të kuptojmë se cila është natyra e pavlefshmërisë së fletëvë të votimit, cilët janë ata elementë teknikë që i kanë kualifikuar këto fletë votimi si të pavlefshme dhe për të ardhmen do të kuptojmë të gjithë se çfarë do të duhet të bëjmë.

 

Nga dalja e projekt-udhëzimit, shpërndarja e tij te partitë politike, deri më tani as Partia Demokratike dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, dy forcat që denoncojë 25 Prillin si ditën e masakrës elektorale, nuk kanë shprehur asnjë interes për hapje kutish në zona të caktuara zgjedhore.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë