Gerta Meta nga Shoqata për Kulturë Demokratike gjatë një interviste të dhënë për Fax News u shpreh se votimi elektronik që do të zhvillohet në njësinë 8 në Tiranë është më i rëndësishëm sa i përkët vlerësimit të votuese pasi është një identifikim shumë i shpejtë dhe nuk lejon manipulimin.

Sipas Metës, teknologjia ndikon në përmirësimin e standartit të procesit të votimit, por kjo gjë duhet të shoqërohet edhe me vullnetin e partive politike në mënyrë që të mos krijohet një dështim i këtij procesi.

Ndër të tjera Meta tha se nëse votimi elektronik do të rezultojë i suksesshëm do të përdoret në vazhdim edhe në proceset e tjera zgjedhore.

“KZAZ numër 8 në Tiranë do ta realizojë ose do të realizohet si projekt pilot për të parë efektet e përdorimit, por mesa u pa aty edhe nga publiciteti që u bë shpresojmë që ajo që është meraku i të gjithëve jo vetëm i forcave politike, por besoj ajo që është shumë e rëndësishme për pjesën e vlerësimit të votuesve shqiptarë do të jetë pikërisht ajo ideja që është një identifikim shumë i shpejtë që nuk lejon manipulimin apo orientimin e votës së qytetarëve.

Shmang ato procese që në gjithmonë i kemi pasur gjatë ecurisë gjatë ditës së votimit, siç është votimi familjar, apo votimi nga një person i tretë, siç ka qenë përdorimi i votës së emigrantëve . Mendoj që është një moment i mirë, të shpresojë që të jetë një rrugë e hapur edhe të jetë një sinjal pozitiv që zgjedhjet do të shkojnë mbarë dhe ajo që është e theksuar edhe në kodin zgjedhor, ky proces të jetë i suksesshëm dhe të jetë i përdorësh edhe në proceset e tjera.

Teknologjia do të ketë peshën e vetë në përmirësimin e standartit të zgjedhjeve, gjithmonë kjo nëse do të shoqërohet me vullnetin e partive politike. Partitë politike jo teknologji t’i veshë, por kur ata e kanë në mendjen e tyre që çdo gjë nuk duan ta dakortësojnë , absolutisht që krjohet precedenti i dështimit të procesit. Shpresojmë që përveç suksesit të përdorimit të teknologjisë të shoqërohet edhe me dakortësinë  e palëve politike dhe vullnetit politik për ta mbështetur dhe për ta përkrahur si një projekt i cili do të përdoret në vazhdim edhe në proceset e tjera zgjedhore“- u shpreh Meta.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re