Shkarkohet nga detyra, Besnik Daci drejtori i shkollës shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15 vjeçarja e abuzuar në Babrru. Pas këtij vendimi, është urdhëruar që drejtimin e shkollës ta marrë përkohësisht zv.drejtoresha.

Një ditë më parë, duke folur për mediat dhe rastin e rëndë të abuzimit të 15 vjecares nga roja i shkollës, ai tha se nga prindërit e nxënësve nuk kanë bërë asnjë denoncim në drejtorinë e shkollës. Ai tha se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

Ndërkohë, vetë babai i vajzës tha se ishte ankuar te drejtori dhe se ai i kishte thënë të denonconte në polici, gjë që e ka bërë, por nuk i është marrë parasysh.

Kjo është një prej ngjarjeve më të rënda, e cila vuri në lëvizje edhe Kuvendin një ditë më parë, teksa deputetet socialiste pranuan se institucionet nuk kanë funksionuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re