Këtë të hënë është rrahur brutalisht djali i një politikani serb në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Llapnasellë, në komunën e Graçanicës.

Sipas mediave vendase, 18-vjeçari është qëlluar me armë të ftohta dhe në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar disa persona.

Pas lajmit për dhunën e ushtruar ndaj 18-vjeçarit, ka reaguar dhe Albin Kurti, i cili dënon dhunën e ushtruar ndaj të riut. Kurti e quajti ngjarjen krim banditesk dhe gjithashtu dha edhe versionin e tij mbi motivin që dyshohet të ketë ndodhur ngjarja.

Reagimi i Albin Kurtit

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re