Policia e Elbasani ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili nuk ka kursyer dhunën fizike ndaj babait të tij. I arrstuar është shtetasi me iniciale D.B., banues në Elbasan

Policia bën me dije po ashtu se në pranga ka rënë dhe një qytetar tjetër për veprën penale ‘ndërtim pa leje’. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.T., 49 vjeç, banues në Elbasan.

NJOFTIMI

Elbasan

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.

Specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesë, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët  për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

– R. P. dhe A. S., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri (përforcues grushti), një shufër metalike dhe dy elektrike me mbishkrimin “Policia”;

– Q. B., 27 vjeç, banues në Përrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke trasportuar me një mjet pa targa, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re