Sokol Balla: Mirëmbrëma dhe mirësevini në këtë edicion të dytë të Real Story këtu në Vizion Plus, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21:00. Unë jam Sokol Balla. Është një studio e re, një sezon i ri dhe e fillojmë programin me një të ftuar i cili vjen këtu për herëtë parëdhe, për fat të keq, edhe për herëtë fundit, sepse pas pak ditësh do të largohet nga Shqipëria. Kam kënaqësinë të kem në studio, siç e keni ndjekur në reklama, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Donald Lu. Z. Lu, mirëmbrëma, faleminderit që jeni këtu me mua sonte.
 
Ambasadori Lu: Faleminderit shumë. Shumë faleminderit Sokol që më keni ftuar në program. Është një mënyrë e mrekullueshme për të thënë lamtumirë. Siç e përmendët, do të largohem nga Shqipëria javën që vjen dhe do të më mungojnë shumë miqtë këtu. Ju keni qenë një mik i shkëlqyer gjatë më shumë se tre vjet. Më pëlqen shumë fakti që po e bëjmë intervistën time të fundit këtu në programin tuaj.
 
Sokol Balla: Shumë faleminderit dhe unë e vlerësoj shumë faktin që keni zgjedhur këtë studio dhe këtë television për të thënë fjalët tuaja të fundit, le të themi…
 
Ambasadori Lu:Faleminderit…
 
Sokol Balla: …dhe keni qenë një ambasador shumë i pazakontë, keni jetuar në një kohë shumë të pazakontë këtu. Kujtoj se Arvizu erdhi këtu në një kohë krize në dhjetor 2010 dhe janar 2011, por ju e shkaktuat një krizë…
 
Ambasadori Lu:(qesh) nuk shkaktova ndonjë krizë…
 
Sokol Balla: …një krizë politike kujtoj në korrik 2016 por për të mirën e vendit, për reformën në drejtësi. Gjithsesi, ndonjë peng tani që do të largoheni nga Shqipëria?
 
Ambasadori Lu:E dini, është pyetje interesante. Siç mund ta dini, kam udhëtuar pak në vendin tuaj të bukur, por do të më pëlqente shumë të udhëtoja më shumë dhe sa herëqë kam mundësi të udhëtoj jashtë Tiranës por më vjen keq që nuk kam udhëtuar më shumë. Është një vend i jashtëzakonshëm. Jo i madh gjeografikisht, por keni male mahnitëse, një bregdet të mahnitshëm… Vitin e parëqë isha këtu, familja ime dhe unë udhëtuam pa fund. Shkuam në të gjitha këndet e ndryshme të Shqipërisë, por pastaj vitin e dytë dhe vitin e tretë u përfshimë në reformën e gjyqësorit dhe gjuetinë e peshqve të mëdhenj dhe dekriminalizimi dhe zgjedhjet… Pres me kënaqësi të kthehem si turist dhe të shoh më shumë në vend. E di që Shqipëria është shumë më tepër se thjesht Tirana.
 
Sokol Balla:A mendonit saktësisht tre vjet e tetë muaj më parëse do të arrinit apo do të përfshiheshit në kaq shumë gjëra në këtë vend të vogël?
 
Ambasadori Lu:Është diçka shumë e pazakontë që të huajt përfshihen kaq shumë në jetën e një vendi dhe ne, në komunitetin diplomatic, jemi munduar të ndihmojmë dhe të mbështesim por arritjet e vërteta kanë qenë të gjitha shqiptare. Ajo që kam parëkëtu është mbresëlënëse. Flasim për reformën në drejtësi, po, por edhe për largimin e aq shumë kriminelëve nga parlamenti dhe bashkitë, zgjedhjet që u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe konkuruese, dhe vendimin e qershorit për hapjen me kusht të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë – ka qenë lajm i madh për shqiptarët. Populli shqiptar duhet të ndihet shumë shumë krenar.
 
Sokol Balla:Ok, përmendët disa nga gjërat që mund t’i klasifikoj edhe si arritjet tuaja, por cili është dështimi më i madh në këto tre vjet e tetë muaj në këtë vend?
 
Ambasadori Lu:Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar….
 
Sokol Balla:Prandaj ka peshq edhe në çorapet tuaja se e pashë…
 
Ambasadori Lu:Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirëme drejtorin e përgjithshëm të policisëArdi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parëarrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parëgjithë rezultatet e asaj pune.
 
Sokol Balla:Kjo është një prej gjërave për të cilat jemi bërë gjithnjë e më skeptic në javët apo muajt e fundit. Shohim  shumë aktivitet kriminal…
 
Ambasadori Lu:Po…
 
Sokol Balla: …dhe shohim se këto, le të themi, sipërmarrje kriminale kanë shumë para. Mendoni se qeveria, autoritetet do të jenë në gjendje ta luftojnë këtë valënë rritje të kriminalitetit në vend?
 
Ambasadori Lu:Mendoj se do të jenë në gjendje, por cilido prej ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe unë kemi thënëe përsëritur se kjo luftë e dhunshme, kjo luftë midis grupeve të trafikut të drogës mund të vazhdojë; mund të rritet derisa policia, prokuroria dhe gjykatësit të kenë kurajon për të arrestuar këta njerëz shumë të rrezikshëm. Kjo luftë kundër krimit të organiuar është e stërmadhe dhe do të kërkojë sakrifica reale nga qeveria. Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.
 
Sokol Balla:Por patëm ndryshimin në prokurori dhjetorin e kaluar dhe ju po thoni që prokurorët tani kanë edhe më shumë frikë se më parë për të hetuar dhe për të nxjerrë në gjyq kriminelët e supozuar.
 
Ambasadori Lu:Jo të gjithë prokurorët. Më lejoni të them që kemi punuar shumë ngushtë me Arta Markun që kur u bë kryeprokurore e përkohshme. Stafi im dhe unë takohemi shumë rregullisht me të; dikush takohet çdo javë për t’i ofruar informacion dhe për të ofruar bashkëpunimin tonënë luftën kundër grupeve kriminale. Unë e shoh si një person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Mendoj se është një përmirësim madhor krahasuar me paraardhësin por edhe kam pritshmëri të mëdha për çfarë do t’i duhet të bëjë për të pasur sukses.
 
Sokol Balla:Le të flasim për paraardhësin e saj.
 
Ambasadori Lu:Po.
 
Sokol Balla:Ju dhe Llalla, u bë pak personale, mendoj?
 
Ambasadori Lu:Po përsëris atë që kam thënëmë parë: nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.
 
Sokol Balla:Më lejoni të sjell në vëmendje një pjesë shumë të shkurtër nga një intervistë me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Sali Berisha.
 
Ambasadori Lu: Ju lutem…
 
Sokol Balla:në Real Story mbi diçka që lidhet me raportin tuaj me Z. Llalla. Le të dëgjojmë Sali Berishën pak muaj më parënë Real Story.
 
Insert:
(Sali Berisha: Çfarë i kam kërkuar ambasadorit Lu, unë i kam kërkuar atë që duhet t’i kërkojë cdo njeri i qytetëruar, atë që po u akuzove për një gjë konkrete, ti do japësh përgjigje dhe jo të injorosh akuzën, sepse ai vërtetë nuk është shqiptar dhe vërtet ësht njeri me imunitet, por prapë se prapë është zyrtar publik, jo i shtetit shqiptar, por i shtetit amerikan. Nëqoftëse Adriatik Llalla tha se më ka kerkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë në të cilën Soros ishte aksioner, ambasadori Donald Lu duhet ta sqaronte këtë problem. Dhe unë gjykoj se çdo zyrtar ka një detyrim ndaj publikut për të thënë Po ose Jo. Kaq është e gjithë puna.)
 
Sokol Balla: Po apo jo!
 
Ambasadori Lu:Më lejoni të them se nuk e shoh veten si politikan apo zyrtar publik.Jam një diplomat i thjeshtë këtu që përfaqësoj vendin tim. Tani. Dr. Berisha, me të cilin me që ra fjala pata një takim shumë të këndshëm sot, Dr. Berisha ka çdo të drejtë të ngrejë pyetje lidhur me Z. Llalla dhe marrëdhëniet e tij me partnerëtndërkombëtarë. Është normale. Dhe mendoj se Dr. Berisha, si personi që e emëroi Z. Llalla si prokuror të përgjithshëm, ndoshta ka një ndjenjë përgjegjësie për veprimet dhe reputacionin e Z. Llalla. Por do të përsëris atë që kam thënëmë parë, që është se unë jam një zyrtar qeveritar; deklaroj pasurinë time çdo vit tek qeveria; e kam bërë për 27 vjet, në mënyrë transparente dhe besnike. Z. Llalla, nga ana tjetër, dikush që vetë po akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, më ka akuzuar mua për sjellje të papërshtatshme lidhur me një kompani e cila në atë kohë kishte investime madhore amerikane. Nëse ndokush dyshon për qëllimet e mia në lidhje me atë kompani apo Z. Llalla, duhet të lexojnë letrën që unë i shkrova Z. Llalla. Ai e ka bërë publike letrën. Letra thotë se unë, Ambasadori i ShBA, i bëj thirrje Z. Llalla të respektojë ligjin. Dhe sigurisht, kjo mund t’i duket skandaloze dikujt që në mënyrë rutinë injoron ligjet e këtij vendi.
 
Sokol Balla:Nuk e kishit për Sali Berishën?
 
Ambasadori Lu:Kisha parasysh Adriatik Llallën.
 
Sokol Balla:Po në lidhje me akuzat në vitet e fundit, që kur filloi reforma, lidhur me ju dhe Sorosin. Ka ndonjë gjë reale këtu?
 
Ambasadori Lu:E dini, jam prind i dy adoleshentëve shumë të këndshëm, por adoleshentë tipikë. Më kanë quajtur shumë më keq se një mbështetës i Sorosit. Njerëzit në Uashington janë të zgjuar. E bëjnë dallimin mes lajmeve reale dhe lajmeve të rreme; dallimin midis të vërtetës dhe trillimit. Asnjëherë nuk është ngritur ndonjë pikëpyetje serioze lidhur me mua në Uashington për shkak të këtyre artikujve. Ne e dime dhe ata e dinëqë këto janë artikuj që vijnë nga lobistë të paguar të partive politike në Shtetet e Bashkuara.
 
Sokol Balla:Po për faktin që kur Z. Trump u bë president, shumë nga kritikët, dhe më lejoni të them se keni krijuar më shumë kritikë në këtë vend se cilido prej paraardhësve tuaj, por do të flasim për këtë.
 
Ambasadori Lu:Jam krenar për këtë.
 
Sokol Balla:Kritika se në llogarinë tuaj në Tëitter as nuk e keni përmendur faktin që Z. Trump u zgjodh president dhe se në fakt jeni mbështetës i Znj. Hillary Clinton. Votuat vërtet për Trump apo jo, si qytetar amerikan?
 
Ambasadori Lu:Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje ose jo, më lejoni të them…
 
Sokol Balla:Shpresoj t’i përgjigjeni…
 
Ambasadori Lu:Fola ditën që Presidenti u zgjodh. Vendosëm në median sociale, ditën që u zgjodh, informacion në mbështetje të Presidentit tonë të ri. Kemi qenë shumë besnikë ndaj Presidentit dhe çdo ditë, kolegët e mi dhe unë, punojmë shumë fort për të vënë në zbatim objektivat e tij për politikat dhe menaxhimin. Për sa i përket se për kë votova unë, një nga gjërat e bukura të demokracisë shqiptare dhe demokracisë amerikane është se kemi vote të fshehtë…
 
Sokol Balla:E di këtë, por jeni votues i regjistruar, apo jo?
 
Ambasadori Lu:Pikërisht këtë do të bëj, do të respektoj demokracinë tuaj dhe timen, pra do ta mbaj votën time të fshehtë.
 
Sokol Balla:Po për Sali Berishën, ç’mendoni?
 
Ambasadori Lu:Siç e përmenda, pata një takim shumë të këndshëm…
 
Sokol Balla:…por keni patur marrëdhënie të vështirë me të…
 
Ambasadori Lu:Pata një takim lamtumire shumë të këndshëm me Sali Berishën dje. Është një ish-president dhe ish-kryeministër i mirënjohur i këtij vendi. Nuk është më kreu i Partisë Demokratike, por është ende një zë me peshë në Shqipëri. Është dikush që, sidomos në opozitë, kur thotë diçka, njerëzit dëgjojnë. Ndaj i kam qenë mirënjohës që ka pasur vërtet vullnetin për t’u ulur me mua, kur kemi qenë dakord dhe kur nuk kemi qenë dakord, për të pasur një dialog shumë konstruktiv dhe të mirë.
 
Sokol Balla:A pati rol në procesin e reformës në drejtësi dhe në procesin e majit të shkuar? Pozitiv ose negativ, nuk e di, më thoni ju.
 
Ambasadori Lu:Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.
 
Sokol Balla:Atëherë, nëse thoni se Berisha ishte në mbështetje të BKH dhe SPAK, cilët janë politikanët që përmendni se u përpoqën dhe përpiqen të pengojnë krijimin e këtyre institucioneve?
 
Ambasadori Lu:Kam kujtimi kaq të gjalla nga ditët përpara… Jus i gazetar e kujtoni mjedisin e tensionuar në javët përpara miratimit të reformës së gjyqësorit…
 
Sokol Balla:Por e thatë edhe vitin e kaluar…
 
Ambasadori Lu:Ishin të frikësuar! Socialistët ishin të frikësuar, demokratët ishin të frikësuar, LSI ishin të fikkësuar! Nuk kishin frikë nga unë. Nuk kishin frikë nga ROmana. Kishin frikë të ktheheshin tek bashkëshortet, bashkëshortët, fëmijët dhe fqinjët e tyre nëse nuk e miratonin reformën. Populli shqiptar kishte pritshmëri shumë të larta që do ta bënin sa që kishin frikë se ç’mund t’u ndodhte në komunitetet e tyre nëse nuk bënin asgjë. Çfarë bëmë ne si të huaj? Bëmë punën tonë. U përpoqëm të bënim opozitën dhe qeverinë të gjenin një shteg për të cilin mund të binin në një mendje. Dhe në mendimin tim, pati udhëheqësi të vërtetë nga Kryeministri Rama, ish-Kryeparlamentari Ilir Meta, dhe Lulzim Basha, çka lejoi që marrëveshja të arrihej.
 
Sokol Balla: Pse duket sikur reforma në drejtësi ka hyrë në një ngërç ose të gjitha partitë politike nuk duken fort të interesuara për të kontribuar më tej për atë reformë, sidomos kur flitet për zgjedhjen apo përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinju dhe anëtarëve të institucioneve të reja?
 
Ambasadori Lu: Sokol, është shumë e thjeshtë. Kanë ende frikë. Ishin të frikësuar në 2016-ën, janë të frikësuar edhe tani. Por shih rezultatet që janë arritur tashmë nga reforma – 20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirëpër popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar.
 
Sokol Balla: Por mendoni se do funksionojë vërtet sepse sidomos nga PD, LSI, opozita, fraksione të shoqërisë civile, janë shumë kritikë jo për reformën në drejtësi por mënyrën si u krye – kanë shprehur skepticizëm të madh për faktin se nuk do të jenë të paanshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sidomos korrupsionit brenda klasës politike.
 
Ambasadori Lu:Kushtetuta juaj parashikon që ka një rrezik anshmërie, po? Prandaj ka përfshirje ndërkombëtare, jo për të marrë vendime, por për të monitoruar këto procese. Keni njërëz shumë të mirë, gjyqtarët dhe prokurorët më të mirëamerikanë dhe europianë që janë në ONM – misioni ndërkombëtar i monitorimit – që shohin çdo ditë se si po kryhet dhe kur shohin mundësinë për anshmëri, ngrenë pikëpyetje dhe apelojnë vendime. Sa i përket BKH dhe SPAK, ne, Qeveria e SHBA, kemi marrë një angazhim përpara jush, Shqipërisë, që ne do të paguajmë për këshillimin, trajnimin dhe pajisjet për BKH. Kjo është diçka që do ta bëjnë FBI dhe Departamenti i Drejtësisë. Departamenti i Drejtësisë ka prokurorë federalë këtu në vendin tuaj që kanë thënë– ne do të këshillojmë dhe do të ndihmojmë me mbështetjen për krijimin e SPAK. Jam i bindur që kur këto institucione të jenë funksionale – çka besoj do të ndodhë këtë vjeshtë, në javët e ardhshme – se kjo do të jetë një rritje madhore në kapacitetin e vendit tuaj për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.
 
Sokol Balla: Por tani Lulzim Basha do të ashtu-quajturin veting i politikanëve. Mendoni se ka nevojë ndërkohë që kemi këtë procesin që vazhdon të ndërtimit të BKH dhe SPAK, të cilat në fakt do të përqendrohen tek lufta kundër korrupsionit mes politikanëve?
 
Ambasadori Lu:Mendoj se ka edhe një tjetër formëvetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata.
 
Sokol Balla: Më lejoni t’ju them se ku mund të qëndrojë djalli tek ato hollësi. Basha kërkon një ndryshim kushtetues. E dimë që kur u miratua reforma në korrik, ishte një ndryshim kushtetues. A do të krijonte kjo një lloj përplasje kushtetuese midis asaj që kërkon Basha dhe asaj që është tashmë në kushtetutë mbi BKH dhe SPAK?
 
Ambasadori Lu:Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Ajo që di është që kushtetuta juaj mandaton që nëse një parti apo individë paraqesin një amendament kushtetues, duhet të ketë një procesnë komisione, sipas kushtetutës, ku diskutohet amendamenti dhe ndonjë ndryshim në të; e di që ky proces negociatash po vjen dhe nxis qeverinë dhe opozitën të jenë seriozë në përqasjen ndaj asaj që mund të arrijnë të bëjnë bashkë për këtë propozim shumë interesant.
 
Sokol Balla: Duhet të shkojmë në një hapësirë publicitare por do të kthehemi me pjesën e dytë të intervistës me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu me pyetjet e mia por edhe të disa kolegëve të mi, lidhur me skepticizmin, edhe të një pjese të opinionit publiklidhur me atë që disa kritikë e quajnë axhenda personale e Donald Lu. Kthehemi së shpejti.
 
Sokol Balla: Jemi kthyer në pjesën e dytë të intervistës me Ambasadorin Donald Lu. Z. Ambasador, do bëj pyetjen e parënë shqip. Shqipja juaj është e admirueshme.
 
Ambasadori Lu:Jo, jo, jo. Është shumë e vështirë.
 
Sokol Balla: Shumë e vështirë? Edhe pas tre vjet e tetë muaj?
 
Ambasadori Lu:Po, edhe më e vështirë.
 
Sokol Balla: Qeveria ishte shumë mbështetëse kur flitej për reformën në drejtësi. Ka ndonjë person specifik për të falënderuar?
 
Ambasadori Lu:Po, mendoj që ndonjë historian do të hartojë një histori shumë të plotë të atyre ditëve deri tek marrëveshja. Dhe nëse historian do të isha unë, mendoj do ishin disa persona specifikë që bënë më shumë se kushdo tjetër. Ju i njihni shumë nga këta emra, por janë: Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha. Nëse do më duhej të përmendja gjashtë personat më përgjegjës, këto do ishin votat e mia.
 
Sokol Balla: Pati ndonjë kërcënim ato ditë? Kërcënuat ndokënd?
 
Ambasadori Lu:Jo, ne amerikanët nuk na pëlqen të kërcënojmë njerëz porn a pëlqen t’u ofrojmë një ujdi që nuk mund ta refuzojnë.
 
Sokol Balla: Pra, i ofruat ndokujt një ujdi që nuk e refuzonin dot ato ditë?
 
Ambasadori Lu:U përpoqëm t’i ndihmonim për të kuptuar vlerën e arritjes së një kompromisi. Kjo duhej. Jo sipas mënyrës sime, jo sipas Romanës, por një rrugë përpara që demokratët, LSI dhe socialistët të mund ta pranonin dhe ia dolëm në fund. E patë dramën e momenteve të fundit të asaj reforme kur ishim ulur në hollin e kuvendit, nuk e denim nëse komisioni që po hartonte hollësitë në ligj, nëse në fakt do arrinin të mbaronin fjalët e sakta për të cilat kishin rënë dakord udhëheqësit në parim. Ishte çmenduri atë natë.
 
Sokol Balla: Kujtoj kur erdhi Sekretari Kerry këtu. E cituam në atë kohë, në televizionin ku punoja, që…
 
Ambasadori Lu:…ishte kanal tjetër ama…
 
Sokol Balla: Po…ishte një kanal tjetër, një jetë tjetër. Në atë takim me zyrtarë të partive në qeveri, përmendi se të gjitha partitë politike duhet ta mbështesnin reformën, dhe tha, nuk flas këtu për organizatat kriminale. A ndodhi kjo? E tha vërtet këtë?
 
Ambasadori Lu:Jam kaq…
 
Sokol Balla: Ia përmendët këtë një politikani të caktuar në zyrën e tij disa muaj përpara?
 
Ambasadori Lu:Jam shumë i interesuar t’ju dëgjoj ta thoni këtë sepse nuk kam ide për çfarë po flisni. Është plotësisht lajm i rremë. Unë kurrë nuk kam thënë …
 
Sokol Balla: Jo, nuk është lajm. Po pyes, nuk është lajm.
 
Ambasadori Lu:Epo, është thashethem atëherë sepse nuk e kam thënë kurrë. John Kerry, çdo çasttë ditës nuk e tha. Po ashtu nuk pati ndonjë tryezë me parti politike në qeveri, ndaj s’e di…
 
Sokol Balla: Po, me Majkon, Ramën, Ylli Manjanin, e kujtoni takimin në zyrën e Kryeministrit?
 
Ambasadori Lu:Pati një takim me ta, i cili ishte një takim me Kryeministrin, ku kishte ftuar persona nga brenda qeverisë. Nuk e tha kurrë këtë, Sokol. Isha aty gjatë gjithë takimit. Po dëgjoja shqip dhe anglisht dhe nuk e tha kurrë.
 
Sokol Balla: Mirë, atëherë kemi një ‘jo.’
 
Ambasadori Lu:Kemi një ‘jo,’ një ‘jo’ të vendosur.
 
Sokol Balla: Gjatë tre vjet e tetë muajve keni qenë shumë kritik ndaj qeverisë si dhe zyrtarëve specifikë, zyrtarëve të lartë të qeverisë. Atëherë pse kjo nuk e ka ndalur një pjesë të medias dhe faktorëve politikë këtu që t’ju etiketojnë si person që mbështet Edi Ramën?
Ambasadori Lu:Nuk mendoj se është surprizëpër ju dhe ndonjë nga shikuesit tuaj se s’kam qenë dakord me Edi Ramën thuajse për çdo çështje që ka arritur në tryezën e tij dhe tryezën time. Ajo që më pëlqen është që Edi Ramës i pëlqen një debat i mirë. Zihemi për shumë gjëra. E pranoj para jush se ka pasur shpesh raste kur më ka bindur për qëndrimin e tij. Ka pasur pak raste kur e kam lëvizur unë atë nga pozicioni pakëz, por në fund, është dikush që është gati të kërkojë zgjidhje krijuese. Kërkon mënyra krijuese për të dalënga problemet dhe më pëlqen edhe që është gjithnjë gati të flasë me opozitën. Dhe kjo nuk ka qenë gjithmonë e vërtetë në Shqipëri.
 
Sokol Balla: E vërtetë. Saimir Tahiri.
 
Ambasadori Lu:Po.
 
Sokol Balla: Ende pret gjyqin por duket nga fjalët tuaja se e keni marrë vendimin, që është fajtor, pse?
 
Ambasadori Lu:Nuk jam dakord për këtë. Nuk e kemi paragjykuar Saimir Tahirin. Ajo që kam thënëdhe do e përsëris është se shumë shqiptarë, dhe unë, mendojmë se ka prova reale që i sheh në media çdo herë që del kjo çështje, për manipulim politik të çështjes. Tani, ne besojmë, Qeveria e SHBA beson se kjo çështje është mjaftueshëm e rëndësishme sa meriton të vendoset në gjykatë nga një gjykatës që ka kaluar vetingun, sipas provave, dhe jo sipas presionit politik. Këtë kërkojmë. Mbështesim përpjekjet që kjo të shkojë përpara në mënyrë transparente. Z. Tahiri ishte ministër kur këto krime pretendohen të jenë kryer. Është logjike të mendohet se kjo çështje në fakt mund të jetë një nga të parat që do të gjykohet në një gjykatë të SPAK, nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vetingun. Kjo është diçka që do ta mbështesnim fort.
 
Sokol Balla: Ok, meqenëse kjo është intervista juaj e fundit, unë kam kërkuar ndihmën e disa kolegëve dhe analistëve për të ofruar opinionin e tyre dhe për t’ju drejtuar nga një pyetje juve. Meqenëse po flasim për çështjen Tahiri…
 
Ambasadori Lu:Jam gjithmonë gati.
 
Sokol Balla: Meqenëse po flasim për çështjen Tahiri, le të dëgjojmë një ndërhyrje nga kolegu im Arjan Vasjari:
 
Arian Vasjari: Unë besoj që ambasadori Lu ka qenë ambasadori më pak diplomatik i historisë së tranzicionit shqiptar, i cili në ndonjë rast edhe mund të ketë tejkaluar “Konventën e Vienës” por në të gjitha rastet ka qenë i drejtpërdrejt me shoqërinë shqiptare. Nëse do të shtrohej pyetja se kë do zgjidhja unë mes një ambasadori diplomatik dhe ambasadorit Lu, do zgjidhja qartësisht ambasadorin Lu, sepse është tipologjia e ambasadorit për të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë. Ajo se çfarë besoj unë, e bënë të ndryshme qëndrimin, sjelljen e Ambasadorit Lu në raport me të tjerët lidhet më një lloj inkoherence apo me një lloj mosrespektik të asaj se çfarë vet zoti Lu, mua më kujtohet mirë në 13 janar 2015 e ka paraqitur përpara publikut shqiptarë në konferencën e tij të parë:
Ambasadori Lu, 13 janar 2015: Së pari mbështesim plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për integrim të mëtjeshëm euro-atlantik. Forcimi i mëtjeshmë i institucioneve demokratike, do të thotë vazhdimi i bashkëpunimit tonë të rëndësishëm në fushën e Reformës në Drejtësi.
 
Arjan Vasjari: Dhe prioriteti i tretë ishte mbështetja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe në mënyrë të posaçme mbështetja e përpjekjeve të saj në luftën kundër fenomeneve kriminale dhe korrupsionit. Gjatë mandatit të zotit  Lu, sigurisht kemi pasur luftë kundër krimit të organizuar, produkte pozitive por ama kemi asistuar në një fenomen, besoj unë me efekte në terma afatmesëm dhe afat gjatë  dhe këtu i referohem kanabizimit. Një kalkulim i shpejt që është bërë, viktimat që ka prodhur fenomeni i kanabizimit llogariten në mbi 100. U referohem atyre që janë vrarë, janë zhdukur, janë mbytur, për të mos folur për ata që janë burgosur në vendet e Bashkimit Europian. Pra ky efekt ngre pikëpyetje tek kritiket e zotit Lu lidhur me performancen e tij, lidhur me atë se sa zoti Lu ka qenë i sinqertë në mbështetë te reformës ne Drejtësi, duke pasur parasysh që Reforma në Drejtësi, duke pasur parasysh që Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër fenomeneve kriminale i përkasin një përpjekje: shtetit të së drejtës. Pyetja ime është: Në këtë llojë inkoherence, zoti Lu, a mos vallë ka terren i cili përligj kritikat e atyre të cilët nuk e kanë vlerësuar performancën tuaj por edhe ngre paragjykime mbi sinqeritetin apo mbi efektin real për të cilën Reforma në Drejtësi, për të cilën unë e nënvizoi, ju jeni aktori kryesor i saj, do të kenë për shoqërinë shqiptare në vitet qe vijnë?
 
Donald Lu: Më lejo të bëj dy komente. Së pari mbi kanabisin. Pa dyshim, ne kemi ngritur zërin në të kaluarën, kemi folur me zë të lartë dhe të qartë, privatisht dhe publikisht, mbi nevojën për luftën ndaj kultivimit të kanabisit, dhe tani trafikimit. Ju keni Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën që thonë se ne kemi zhdukur fushat me kanabis. Më së shumti, këtë e kanë konfirmuar edhe italianët me avionët e tyre. Por ajo që nuk është përfunduar është kapja e kokave që organizuankanabisin. Dhe unë mund të them se disa prej tyre janë kriminelë të zakonshëm, disa prej tyre janë kriminelë të mbrojtur nga politika. Dhe kjo është një çështje serioze në vendin tuaj. Pa kapur këta kriminelë, fushat me kanabis do të kthehen, kokaina dhe heroina vetëm do të shtohet në këtë vend. Dhe, ashtu siç e diskutuam dhe më parë, kjo përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve, por është edhe rrezik për fëmijët e Shqipërisë. Nuk do të kalojë shumë kohë kur do zbuloni fëmijët që përdorin kokainë dhe heroinë në Shqipëri nëse kjo nuk ndalohet.
Më lejo t’i përgjigjem pyetjes së dytë, mbi reformën në drejtësi. Unë kam bindjen, dhe kam folur edhe më parë për këtë rast, se arsyeja kryesore përse shqiptarët duhet ta kërkojnë këtë reformë është që kur të shkojnë në gjykatë, kur qytetarët e zakonshëm të shkojnë në gjykatë, të gjejnë drejtësi të vërtetë dhe të mos u duhet të paguajnë për vendimin e një procesi thelbësor. Unë jam njohur me rastin e një gruaje, e cila humbi fëmijët e saj si rezultat i një vendimi gjyqësor. Ajo grua dhunohej nga bashkëshorti i saj. Kishte tre fëmijë. Dhe shkoi në gjykatë. Më në fund, gjeti kurajon që ta divorconte, pasi kishte frikë për sigurinë e fëmijëve të saj. Sigurisht, ishte grua, nuk kishte punë dhe nuk kishte para për t’u dhënë rryshfet gjykatësve. Bashkëshorti mundi ti korruptonte gjykatësit dhe mori kujdestarinë e dy fëmijëve më të vegjël. Kjo i shkatërroi asaj jetën. Shpresa ime për Shqipërinë është që kjo reformë jo vetëm të prekë politikanët e korruptuar dhe kokat e krimit të organizuar, por që edhe qytetarët e zakonshëm të kenë mundësi të kërkojnë drejtësi të vërtetë në jetët e tyre.
 
Sokol Balla: Gjatë këtij procesi, ju jeni përqendruar kryesisht tek gjykatësit dhe prokurorët, makinat dhe orët e tyre, dhe së fundmi edhe Llalla. A do të thotë kjo se, kur vjen puna tek një sistem drejtësie i korruptuar, Shtetet e Bashkuara e shohin problemin më shumë aty sesa tek politikanët?
 
Donald Lu: Sokol, ju e dini që kjo reformë ka dy faza. Faza e parë është vetingu. Folëm për vetingun dhe për përparimin që është bërë deri tani. Ai përqendrohet tek gjykatësit dhe prokurorët. Faza e dytë është SPAK-u dhe BKH-ja. SPAK dhe BKH kanë vetëm dy qëllime, luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Prandaj të siguroj që edhe politikanëve të korruptuar do t’u vijë koha të përballen me drejtësinë.
 
Sokol Balla: Dhe tani do të thëras Z. Lela. Le të dëgjojmë një opinion nga Z. Lela dhe një pyetje për Z. Lu.
         Alfred Lela: Zoti Lu po largoheni nga Shqipëria si shumica e ambasadorëve amerikanë, në konflikt me njërën prej palëve politike por ç’është e vërteta ky konflikt nuk është se e ka zbehur apo ulur besimin e madh që shqiptarët vazhdojnë të kenë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetja ime për Ambasadorin Lu është, besoj e keni dëgjuar, ndjekur dhe përcjellë propozimin e Partisë Demokratike, të kryetarit të saj Z. Basha në lidhje me disa ndryshime ligjore të quajtuar prej opozitës, të ashtuquajtura vetingu në politikë. Si ju duket kjo ide, ç’keni për të thënë për të dhe si mendoni se do të jetë raporti i ambasadores së re, pasardhëses tuaj, Znj. Kavalec, në lidhje me këtë propozim të opozitës shqiptare. Dhe meqe ra fjala te Znj. Kavalec, a keni informacion kur do të vijë dhe a ka ndonjë pengesë në Senat për mbërritjen e saj herët apo vonë, në Shqipëri. Faleminderit.
 
Donald Lu: Ne folëm pak për Kathy Kavalec më parë por më lejo ta them sërish, ajo do të jetë një ambasadore e shkëlqyer në këtë vend. Une nuk di të ketë probleme në Senat, madje kam shpresën që mikja ime Kathy do mund të ketë një seancë dëgjimore në Senat këtë muaj. Mendoj se kjo do të ishte mirë për të por do të ishte mirë edhe për Shqipërinë. Unë besoj se ajo do të jetë akoma dhe më e ashpër se Don Lu apo Romana Vlahutin apo të gjithë ne, mbi të njëjtat çështje, reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Pse? Sepse është në interesin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Vërtet, nuk ka shumë rëndësi se kush ulet në karrigen time, ne ndjekim interesat tona, këto janë udhëzimet që kemi marrë nga Kongresi ynë dhe jam i sigurtë që Kathy do të sjellë energji dhe vendosmëri të re në punën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri.
 
Sokol Balla: Po përsa i përket lajmeve në gazetat në Uashington mbi, supozoj, afërsinë e saj me Hilari Klinton, dhe fakti që ajo kontribuoi financiarisht në fushatën e saj. Janë lajme të vërteta apo lajme të rreme?
 
Donald Lu: Lajme të rreme, të paguara nga lobistët e paguar nga partitë politike. Ne i kemi parë shpesh këto gjëra.
 
Sokol Balla: Po përse? Përse është në interesin e lobstëve në Shtetet e Bashkuara që të flasin për Ambasadorin e SHBA në një vend të largët të Europës?
 
Donald Lu: Më lejo të them se është ligjore brenda Shteteve të Bashkuara që partitë politikë të punësojnë lobistë. Është një nga gjërat më të çuditshme të vendit tim dhe demokracisë së tij. Është tërësisht ligjore, për sa kohë që deklarohet në Departamentin e Tregtisë. Tani, nëse une do të isha anëtar i LSI, PD apo PS, do pyesja veten se përse udhëheqësit e tyre nuk mund të kenë komunikim të drejtëpërdrejtë apo kontakte me udhëheqësit amerikane por duhet të paguajnë për këtë duke përdorur këta lobistë. Por ky jam unë. Është tërësisht ligjore, për sa kohë e deklarojnë dhe nuk shkelin ligjin amerikan.
 
Sokol Balla: Pra ju mendoni se ka interesa këtu, në këtë vend, për këto histori, për lajme të rreme që dalin në mediat amerikane, si lajmi për Znj. Kavalec?
 
Donald Lu: Ne e pamë atë lajm. Ajo që është interesante për mua është se ai lajm mori shumë pak vëmendje në Shtetet e Bashkuara. Por kishte shumë vëmendje në Shqipëri. Pra, nëse e boton në faqen e internetit të një gazete të caktuar amerikane, e bën sepse dëshiron ta mbulojë shtypi në Shqipëri. Në të vërtetë nuk shkakton shumë interes në Uashington.
 
Sokol Balla: Le të flasim për teatrin e ri. Ju jeni shprehur hapur mbi këtë çështje. Sidomos kur kemi folur pas kamerave por mbase ky është çasti për t’ju pyetur drejtpërdrejt. Si e shihni këtë nismë, nismën ligjore që ka shkaktuar kaq shumë debat këtu?
 
Donald Lu: Ne kemi pasur disa diskutime të mira me homologët tanë të Bashkimit Europian gjatë ditëve të fundit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe unë e mbështesim punën e Bashkimit Europian në përpjekjen e tyre që ky ligj për teatrin të mos kthehet në diçka që krijon hapësira për korrupsion duke i dhënë kontratën një biznesmeni të vetëm, pa garë transparente apo pa i dhënë mundësinë njerëzve të tjerë që të marrin pjesë në këtë projekt. Ky është një shqetësim jo vetëm në këtë rast por është një shqetësim edhe më i përgjithshëm. Sa herë kjo qeveri kërkon koncesione në vend të tenderave të hapur dhe të barabartë. Unë mendoj se shqiptarët duhet të kërkojnë një garë të hapur dhe të ndershme, sepse kjo ka më pak kosto për qytetarët por edhe sjell cilësinë më të mirë për ta.
 
Sokol Balla: Si e vlerësoni punën e kësaj qeverie? Ka njerëz që sugjerojnë që kjo është e vetmja qeveri që mund të tentojë një mandat të tretë…
 
Donald Lu: Kjo është një pyetje interesante…
 
Sokol Balla: Megjithëse e dini si thonë? E para është për reformën, tjetra është për korrupsionin. Për çfarë do të jetë e treta?
 
Donald Lu: Padyshim. Unë nuk jam dikush që mund të parashikojë me saktësi se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme. Por e di që në një demokraci si në Shqipëri, një nga gjërat më të mira në këtë vend është kalimi i pushtetit midis partive politike në mënyrë paqësore. Kjo nuk ndodh në çdo vend në botë. Ndodh gjithashtu edhe në vendin tim. Kjo është një nga gjërat më të mira të demokracisë dhe për 27 vjet, ju keni kaluar nga demokratët tek socialistët. Nëse do më duhej të hamendësoja, nuk e di nëse do të ndodhë herën e ardhshme, apo më pas, apo në zgjedhjet që po vijnë, por ky kalim pushteti me shumë gjasa do të vazhdojë.
 
Sokol Balla: Pak më parë ju shprehët vlerësimin tuaj për Sali Berishën por shumë njerëz mendojnë se nëse opozita ka një mundësi për të ardhur në pushtet, atëherë edhe Sali Berisha do të kthehet në pushtet. Kjo shpreh edhe skepticizmin në lidhje me opozitën, me mënyrën se si ajo po drejtohet dhe po ndërtohet nga Z. Basha. A keni ju një mendim mbi këtë?
 
Donald Lu: Unë mirëpres takimin tim me Z. Basha të premten. Mendoj se ai ka ofruar udhëheqje në partinë e tij por besoj edhe që një parti që të jetë e suksesshme duhet të jetë e bashkuar. Prandaj unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi të cilët punojnë në Partinë Demokratike, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishme që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratike, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratike është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie, dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses. Prandaj shpresoj që në ditët në vijim, Z. Basha dhe udhëheqësit e tjerë të ndihmojnë në bashkimin e kësaj partie.
 
Sokol Balla: …. Ne kishim edhe një grua që u bë gruaja e parë kryetare e një partie kryesore. Monika Kryemadhi.
 
Donald Lu: Ne e kemi thënë edhe përpara se Znj. Kryemadhi të bëhej kryetare, kemi thënë se do ishte shumë mirë që, pasi Jozefina Topalli u bë e para Kryetare Kuvendi, të kishte një grua Kryeministre, një grua Presidente, një grua Kryebashkiake të Tiranës apo një grua në krye të një partie politike. Më në fund, kemi një grua që drejton një parti politike kryesore dhe mendoj se ky është një çast i rëndësishëm për Shqipërinë. Dhe mendoj se është një moment i rëndësishëm për gratë e reja dhe vajzat e këtij vendi. Unë pres që pas 10 vjetësh të kthehem këtu dhe të zbuloj se udhëheqësit e këtij vendi janë më së shumti gra. Sepse ajo që ne dimë është që, të paktën gratë në këtë vend, në shumë raste, bëjnë një punë më të mirë se homologët e tyre meshkuj.
 
Sokol Balla: Sidomos nëse burri i tyre është Presidenti i Republikës. Nuk mendoni se kjo është e çuditshme?
 
Donald Lu: Mendoj edhe për gazetarët. Ka shumë gazetarë kurajozë. Ne folëm për Klodiana Lalën dhe ju përmendni kurajon. Unë nuk e di se sa burra do kishin kurajon e Klodiana Lalës.
 
Sokol Balla: Po përsa i përket kësaj çështjeje? E di që ju keni folur hapur…
 
Donald Lu: Ne e ngritëm zërin që në fillim dhe në mënyrë të qartë në dënimin e këtij sulmi ndaj kësaj gazetareje guximtare. Por dua të them si njeri, si një qënie njerëzore, sa e turpshme dhe aspak shqiptare, tërësisht kundër zakoneve tuaja, të sulmosh fëmijët dhe prindërit e kësaj gazetareje në krevatet e tyre, teksa janë duke fjetur. Kjo është… cili kriminel patetik mund të bënte diçka të tillë? Kjo më thotë mua se puna e gazetarëve – në këtë rast e Klodiana Lalës, megjithëse mendoj se ajo përfaqëson një grup më të madh gazetarësh në këtë vend, të cilët kanë integritet të vërtetë dhe kurajo – zërat e tyre sjellin vërtet ndryshimin. Ajo që ata po bëjnë tani, tregimi i së vërtetës mbi krimin dhe korrupsionin në këtë vend, është diçka që i frikëson kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar.
 
Sokol Balla: Tani do të thërras në ndihmë Z. Minxhozi.
 
Donald Lu: Fantastike.
 
Sokol Balla: Një opinion dhe një pyetje nga analisti i Real Story, Skënder Minxhozi.
 
Skënder Minxhozi: Ambasadori Donald Lu do mbahet mend si Ambasadori i reformës në drejtësi. Nëse ambasadori Arvizu përpara tij erdhi në mesin e një krize të thellë siç ishte ajo e 21 janarit, zoti Lu erdhi në një cikël më të qetë të politikës së Shqipërisë, kur gjërat ishin sheshuar dhe marrëdhëniet midis palëve ishin institucionalizuar, kur opozita ndodhej në Parlament dhe Edi Rama e kishte marrë tashmë pushtetin. Projekti i tij dhe i qeverisë shqiptare, pra projekti dypalësh i reformës në drejtësi i dha formë gjithë mandait të tij si ambasadori i ShBA në Tiranë dhe unë mendoj se në momentin e largimit ai ka rastin të ndiejë frytet por edhe dështimet e pjesshme të një reforme, ndoshta reforma më e madhe e ndërmarrë në Shqipëri në nivel institucional. Për këtë arsye unë do doja ti bëja një pyetje që lidhet disi edhe me reformën në drejtësi të cilën ai e sponsorizoi aq fort, së bashku me kolegen e tij Vlahutin të BE-së. Ambasdori është akuzuar, së bashku me Ambasadoren Vlahutin, nga opozita e sotme, zyrtarisht dhe në mënyrë të përsëritur, si të shit-blerë nga qeveria, si persona që kanë bërë lojën e Ramës, si persona të cilët janë blerë me paratë e kanabisit, akuza të cilat në një kontekst tjetër do të ishin të pamundura dhe të skajshme. Si i ka përjetuar ai këto akuza dhe çfarë përgjigje publike mund tu japë sot pasi ka heshtur kaq shumë vite mbi ato që opozita ka hedhur mbi kurrizin e tij? Faleminderit.
 
Sokol Balla: Është intervista juaj e fundit, mund t’i thoni hapur disa gjëra.
 
Donald Lu: Është e vërtetë që unë kam dhënë shumë pak intervista dhe jam përpjekur që të mos u përgjigjem çdo ditë kritikave që kam marrë. Unë besoj se ne, diplomatët, dhe ne ambasadorët gjithashtu, nuk duhet të sillemi si politikanë në këtë vend. Ky nuk është një rol i përshtatshëm për një ambasador amerikan, dhe sinqerisht për çdo ambasador. Unë mendoj se ne punojmë më mirë kur punojmë në qetësi. A është e vërtetë që njerëzit kanë pretenduar të gjithë ato gjëra për të cilat folëm, që këto reforma, janë axhenda personale e imja apo e Romanës apo e ambasadorëve të vendeve të tjera anëtare të BE-së? Po, i kanë pretenduar këto gjëra por unë jam i sigurtë – Romana është larguar tashmë, unë do të largohem javën që vjen – që këto gjëra do të vazhdojnë për një kohë të gjatë edhe kur ne të mos jemi më sepse nuk janë axhenda personale e pesë apo gjashtë njerëzve që jetuan këtu për disa vite, por janë axhenda e të gjitha qeverive tona, janë axhenda e njerëzve shqiptarë. Kush i do vërtetë këto reforma? Janë njerëzit e zakonshëm, që takojmë në rrugët e Shqipërisë. Unë e di që trysnia e tyre për t’i çuar përpara këto reforma do të vazhdojë mbi këtë qeveri, mbi opozitën, mbi Kuvendin, shoqërinë civile.
Gjëja e fundit që dua të them është se njerëzit shqetësohen ndonjëherë kur Ministrat ndryshohen, apo ambasadorët ndryshohen apo njerëzit që janë të përfshirë në reformën në drejtësi. Unë jam shumë i bindur që këto gjëra do të arrihen sepse tashmë janë pjesë e Kushtetutës tuaj, në dokumentin më të shenjtë të këtij vendi. Nuk keni zgjidhje tjetër. KLP dhe KLGJ do të ngrihen në javët e ardhshme, pavarësisht nëse Donald Lu apo Sokol Balla janë këtu apo jo, nuk ka rëndësi, ato do të ngrihen. SPAK dhe BKH do të bëhen realitet brenda muajve në vijim, pavarësisht nëse ne jemi apo jo këtu. Janë pjesë e strukturës së ligjeve të këtij vendi.
 
Sokol Balla: Shkëlqyeshëm. Një hapësirë e shkurtër publicitare dhe do të kthehemi me pyetjet e fundit personale me Donald Lu përpara largimit të tij nga Shqipëria.
Fjala e fundit këtu në Real Story me Z. Donald Lu. Përpara se t’ju bëj disa pyetje personale, ju po largoheni nga Shqipëria në një kohë të turbullt në lidhje me Kosovën. Keni ju një mendim për këtë? Kemi parë tashmë reagimin nga John Bolton, të cilin pata kënaqësi ta intervistoja vitin e kaluar, dhe gjithnjë është diskutuar nëse ka një politikë të unifikuar midis Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit në lidhje me Kosovën.
 
Donald Lu: Sokol, ne kemi folur për këtë shumë herë. Është një çështje e rëndësishme këtu në Shqipëri ashtu siç është edhe në Kosovë. Si ambasadori amerikan në këtë vend unë nuk bëj politikat për Kosovën, ne madje as nuk flasim përgjithësisht për Kosovën sepse kolegët tanë në Prishtinë janë ata që janë vërtetë të përfshirë në këto çështje. Ajo që mund të them janë fjalët e Këshilltarit tonë për Sigurinë Kombëtare për Presidentin, Xhon Bollton, i cili tha shumë qartë tre javë më parë se politika e Shteteve të Bashkuara është që, nëse të dyja palët, serbët dhe kosovarët, mund të punojnë sëbashku dhe të arrijnë një marrëveshje, ne, qeveria e Shteteve të Bashkuara, nuk e përjashtojmë mundësinë e ndryshimeve territoriale. Nuk na takon ne, amerikanëve, që ta vendosim këtë. Kjo është ajo që tha Xhon Bollton, kjo është politika e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
 
Sokol Balla: Pra, SHBA do ta mbështesë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje në ndryshimin e kufijve në vendet ku jetojnë shqiptarë? Një pyetje e dytë, sepse ky mund të jetë një plan i dytë, mund të ketë një plan A dhe një plan B. Nëse plani A dështon atëherë ribashkimi i tokave shqiptare është plani B?
 
Donald Lu: Unë mirëpres që ju t’ia bëni këtë pyetje mikut tim të mirë Fil Kosnet kur ai të mbërrijë në Kosovë brenda disa javëve.
 
Sokol Balla: Atëherë në javët e ardhshme. Por brenda disa javëve ju do të jeni në Kirgistan. Apo jo? Nuk ka shumë mundësi për reforma atje, hamendësoj?
 
Donald Lu: Mendoj se…
 
Sokol Balla: Reformë në drejtësi?
 
Donald Lu: Mendoj se janë ndërmarrë shumë reforma në Kirgistan.
 
Sokol Balla: Pra, mezi po prisni që të shkoni sërish atje, sepse e di që keni punuar edhe më parë atje, apo jo?
 
Donald Lu: Familja ime dhe unë e kemi ndjerë Shqipërinë si një vend shumë të veçantë. Por Kirgistani është vendi ku fëmijët e mi kanë qenë shumë të vegjël. Nuk e di nëse ju e mbani mend ku keni qenë kur fëmijët tuaj kanë qenë shumë të vegjël por djali im, i cili tani është 16 vjeç, është 1.8 metër i gjatë, dhe luan basketboll, kur shkuam në Kirgistan ishte vetëm një vjeç e gjysmë, një foshnje. Ndërsa vajza ime është lindur gjatë kohës që ishim në Kirgistan. Për ne, është një vend i veçantë. Dhe shpresoj që shumë miq nga Shqipëria do të vijnë të na vizitojnë. Ai vend, ashtu si Shqipëria, është shumë i bukur.
 
Sokol Balla: Po, kam qenë atje. E kam vizituar…
 
Donald Lu: Është shumë dramatik.
 
Sokol Balla: Po, shumë dramatik. Gjithsesi, doja t’ju pyesja diçka…
 
Donald Lu: Ju lutem…
 
Sokol Balla: Shumë ambasadorë amerikanë, kanë mbajtur një lidhje të veçantë me Shqipërinë edhe pasi janë larguar. Xhefri është krushk me një shqiptar, unë kam qenë në shtëpinë e Xhon Uidhërs ku çdo gjë të kujton Shqipërinë. Dhe ende komunikoj me Z. Arvizu, dhe ai është ende shumë i dashuruar me Shqipërinë. Për mua, dhe jo vetëm për mua, ky nuk duket të jetë rasti juaj. Duket sikur ju keni qenë shumë profesional, shumë i përfshirë në politika dhe reforma, por ju keni atë prekje të ftohtë dhe profesionale kur vjen puna tek Shqipëria dhe shqiptarët. Por mbase ju mund të më përgënjeshtroni tani…
 
Donald Lu: Sokol, unë mendoj se të gjithë të huajt që vijnë në këtë vend bien në dashuri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju jeni, juve personalsht dhe të gjithë shqiptarët, jeni njerëzit më të ngrohtë, më të dashur dhe më miqësorë në planet. Unë, që nga dita e parë, kam rënë në dashuri me këtë vend. Ajo që kam thënë, dhe do ta përsëris sonte, është që kur të largohem nga këtu nuk do të ndjek lajmet, nuk do t’i shoh, nuk do t’I lexoj. Lajmet në Shqipëri më japin dhimbje koke. Preferoj më mirë të shoh një film komik kur kam kohë të lirë.
 
Sokol Balla: Mbase sepse komeditë janë ndonjëherë më serioze se ajo që ndodh këtu, apo jo? Por kur vjen puna  – ju mbështetët Klodiana Lalën sot dhe ju dhe SHBA mbështesni gazetarinë investiguese si BIRN – por duket se nuk keni të njëjtin vlerësim për pronarët e mediave në Shqipëri. Është kështu?
 
Donald Lu: Jo, absolutisht nuk është kështu. Dhe dua të them se kam marrëdhënie të mira me shumë pronarë mediash në Shqipëri. Unë mendoj se ata luajnë një rol, ashtu si ata luajnë një rol në Shtetet e Bashkuara, dhe në pjesën tjetër të Europës. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, unë jam pak i turpshëm, nuk dua të jem në media çdo ditë, mundohem ta bëj atëherë kur vërtet ka rëndësi dhe prandaj jam i kënaqur që intervista ime e fundit në këtë vend është me mikun tim Sokol Balla.
 
Sokol Balla: Dhe ishte në gjuhën angleze. Ju i çuditët të gjithë kur erdhët dhe flisnit shqip. Si ka mundësi? Si ka mundësi që intervistën tuaj të fundit e bëtë në anglisht? Mos është sepse ju nuk i kuptoni shqiptarët ashtu si kuptuat Shqipërinë kur erdhët?
 
Donald Lu: Edhe nëse do të rrija këtu në Shqipëri për njëqind vjet, nuk do t’i kuptoja kurrë politikanët shqiptarë. Por unë mendoj se e kuptoj mirë popullin shqiptar. Ata që duan atë që duan të gjithë, liri, begati, siguri, dhe një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Sokol, faleminderit shumë që më ftuat në programin tuaj të shkëlqyer.
 
Sokol Balla: Ju falenderoj Z. Ambasador. Ishte një kënaqësi t’ju kisha për herë të parë dhe mbase jo për herë të fundit. Do vij t’ju vizitoj në Kirgistan. Faleminderit.
 
Donald Lu: Faleminderit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re