Rrëshqitje masive gurësh në aksin Elbasan – Librazhd, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Screenshot_15-6.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Raportohet për vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin Elbasan – Librazhd për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në vendin e quajtur kthesat e Murrashit.

Me fillimin e reshjeve ky aks përveç kthesave të rrezikshme dhe asfaltit te konsumuar qe shpesh behet burim i aksidenteve apo i daljes së makinave nga rruga njihet si një vend problematik kjo edhe për shkak të rrëshqitjeve të masiveve gurësh të cilët në disa raste kanë bllokuar edhe të gjithë aksin.

Vendi i quajtur kthesat e Murrashit është zona ku ka numrin më të lartë të aksidenteve i cili pasohet me vendin e quajtur kthesat e Pishkashit dhe të Qaf Thanës të cilat janë vazhdimësi e këtij aksi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë