Banorët e Laprakës kanë dalë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim me çmim tregu për shtëpitë e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

“Fax Neës” sjell pamjet teksa shihet që banorët në shenjë proteste bllokojnë rrugën për rreth 1 orë nga të dyja krahët e saj. Si pasojë e bllokimit të rrugës automjetet kanë formuar radhë kilometrike. Banorët janë të vendosur t’i shkojnë qëndrimit tyre deri në fund që shtëpitë e tyre të kompensohen me vlerën e tregut.

Një prej banorëve të zonës, ka paralajmëruar se do të përshkallëzohen protestat duke bllokuar rrethrrotullimin tek sheshi shqiponja nëse qeveria nuk i dëgjon kërkesat e tyre.

“Kemi 3 muaj që jemi në protestë , nuk kemi pasur asnjë reagim nga autoritetet asnjë person që ka marrë përsipër të drejtojë këtë vend nuk ka reaguar për kauzën tonë. Nga sheshi shqiponja në askush nuk reagon, projekti është ndryshuar 3-4 herë. Kemi zhvilluar banesat tona dhe biznesin tonë në këtë zonë. Sot ka ndryshuar projekti dhe dëmi është shumë i madh. Po favorizohen njerëz të pushtetit. Kërkesat janë të njëjta si ë ditën e parë deri në sot, të na japin informacione se kur nis projekti. Në 12 dhjetor pritet të hapet “thesi” për këtë rrugë dhe të nisë puna. Cdo banor që preket nga ky projekt është i pasigurt. Kemi një qeveri që po i con Shqipërinë 30 vite pas, qytetari nuk është i parë. Bëni llogari për qytetarët pro apo kundër e shikoni si votë. Një minitsër i Drejtësisë që ka ngritur një task forcë, ke qenë deputet i Laprakës dil jep llogari njerëzve që të kanë mbështetur, të shkojnë në burg kushdo që ka abuzuar për ndryshimin e projektit.

Të hetohet edhe Artan Lame për shpërdorimin që ka bërë, të hetohen të gjithë. Balluku në mënyrë të pacipë tha në kuvend që nuk ka protesta. Këto janë protestat zonja Balluku, dërgoi patronazhistët që të vëzhgojmë. Do të përshkallëzojmë protestën, do ta bllokojmë lëvizjen në kryeqytet në për orë ose dy, të bllokojmë sheshin shqiponja. Ejani uluni dhe bisedojmë, duhet të trajtohemi si qytetarët e tjerë, të trajtohemi si të gjithë të burgosurit, si të gjithë afganët. Na trajtoni edhe neve si të burgosurit. Duam kompensim sipas çmimit të tregut. Dëmshpërblim sipas çmimi referent të projektuar nga Bashkia e Tiranës. Këto kërkesa nuk bien poshtë”, tha banori i zonës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re