Masive të mëdhenj gurësh kanë bllokuar rrugën nacionale Klos – Bulqizë në vendin e quajtur Klos Katund.

 

Shembja e gurëve ka rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve. Kanë qenë këta të fundit që kanë dalë për të larguar gurët e mëdhenj.

 

Sipas asaj që raporton gazetari i ‘Balkanweb’ Enver Doçi, si rezultat i gurëve u bllokua qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes, duke krijuar varg të gjatë makinash.

 

Rënia e gurëve në rrugë është bërë e rrezikshme ditët e fundit në aksin nacional Klos – Bulqizë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re