“Me pikëpamjen time po shkojmë drejt diktaturës”

Saimir Korreshi është një nga emrat e njohur të Partisë Demokratike, që edhe pse ndodhet në listë të mbyllur, rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit. Nga Fieri ku kandidon, Korreshi u shpreh i befasuar nga humbja e thellë dhe sa se ende nuk po e kupton se çfarë ka ndodhur.

“Nuk e prisja këtë rezultat. Nuk di si ta lexoj. Nuk po arrijmë dot ta kuptojmë, ishim me parashikimet e 2021 por… nuk e di, nuk ka mundësi.  Ka njeri që e përjeton mirë këtë rezultat? Po qëndrojmë për të numëruar çdo votë dhe më pas do të ulemi për të dëgjuar arsyet e humbjes.

Sot të gjithë të burgosurit po hanë bukë me mish. Sot kanë avantazhe, këto janë premtimet që u bëhen dhe ja ky është rezultati.

Sa i përket statutit, unë gjithmonë e kam respektuar. Nuk ka problem nëse nuk e fitoj mandatin, pro problemi është çfarë po ndodh në këtë vend. Me pikëpamjen time po shkojmë drejt diktaturës. Të gjithë ata që ankoheshin më shumë, janë flamurtarë te kësaj punë dhe këtë nuk po kuptoj dot. Unë t’i kërkoj llogari Sali Berishës? Çfarë pune kam punë me Sali Berishën.”- tha Korreshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko