Policia kufitare ka shpëtuar gjashtë turistë në Karaburun. Korrespondenti i Panorama.al raporton se turistëve u ishte prishur skafi me të cilin po lundronin.

Pas defektit në motor turistët rrezikonin edhe mbytjen, ndërsa kërkuan ndihmën e policisë kufitare teksa u gjendën në vështirësi në Karaburun.

Ndërhyrja e policisë kufitare ka bërë që 6 turistët të shpëtohen dhe raportohet se nuk kanë probleme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re