Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në mes të një lokali në Elbasan ku si pasojë e një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi 41 vjeçar i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa shtetasi i cili e ka plagosur është 24 vjeçari Bernardo Petrit Kasriu. Bëhet me dije se motivet e ngjarjes kanë qenë tërësisht banale dhe se këta persona nuk kishin pasur një konfrontim të mëparshëm.

Njoftimi i Plotë:

Elbasan

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i konfliktit fizik, me pasojë plagosjen e rëndë, të ndodhur në një lokal në Elbasan.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, ku pas një konflikti fizik të çastit, mbeti i dëmtuar shtetasi Adrian Qosja, 41 vjeç, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re