Një 41 vjeçar me inicialet A.A është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Raportohet se shtetasi i arrestuar ushtronte një dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

Njoftimi i Plotë:

DVP Elbasan

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re