Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në Twitter për rritjen e rasteve të reja me 15% gjatë javës së kaluar ndërsa ka rënie të testimeve. Në reagimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me një artikull nga VOA, i kujton sërish Ramës planin e tij të rimëkëmbjes duke thënë se ndihmon çdo shqiptar.

Basha thekson se Rama vijon me vjedhje dhe gënjeshtra ndërkohë që koha nuk pret. Ndërkohë, në artikullin e VOA-a theksohet se java që lamë pas krahasuar me një të mëparshme shënoi rritje të rasteve me 15%, 4 viktima më shumë dhe më pak testime nga autoritetet shëndetësore.

Basha: Rriten infeksionet, bien testimet. Ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, Rama vazhdon me vjedhje dhe gënjeshtra. Plani ynë antikrizë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re