Skip to content

Rriten infektimet në administratën e Fierit, 6 nënpunës të Drejtorisë Tatimore rezultojnë pozitivë

Vala e infeksioneve nga koronavirusi vijon të jetë shqetësuese në qytetin e Fierit. 6 nënpunës të Drejtorisë Tatimore në Fier kanë rezultuar pozitiv pas testit të kryer nga NjVKSH. Mësohet se infektimet kanë ardhur si pasojë e kontaktit në takimet me biznese.

Vetëm në muajin janar të 2021 kanë rezultuar pozitiv pas testit mbi 400 persona, të cilët janë trajtuar sipas protokolleve të ISHP dhe MSH.

Sipas infektimeve qarku i Fierit zë vendin e dytë në vend me 2074 të infektuar. Pavarësisht masave kufizuese dhe penaliteteve që vendosën çdo ditë nga policia e shtetit për mos zbatim të aktit normative situata mbetet shqetësuese.

/faxweb