Një numër në rritje të të rinjve po i japin përparësi eksperiencave personale, duke zgjedhur të shpenzojnë për udhëtime, evente kulturore dhe aktivitete të tjera që sjellin kënaqësi të menjëhershme, në vend që të fokusohen tek kursimet për pensionin.

Sipas sondazheve të realizuara nga “Experian” dhe “Intuit”, 63% e gjeneratës Z dhe 59% e milenialëve kanë vendosur të jetojnë momentin, duke lënë pas dore objektivat financiare afatgjata.

Ky trend i ri i quajtur “soft-saving” vë theksin tek rritja personale dhe mirëqenia mendore, duke lënë në plan të dytë sigurinë financiare në të ardhmen.

Por raporti ngre edhe një shqetësim: mbi gjysma e të anketuarve kanë pranuar se e kanë të vështirë t’i rezistojnë blerjeve impulsive, një sjellje që mund të rrezikojë stabilitetin e tyre ekonomik në vitet që vijnë./ TAR

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko