Rritet taksa e pastrimit në Vlorë/ Vendimi i Këshillit Bashkiak prek 567 biznese

156978021.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Këshilli Bashkiak i Vlorës vendosi unanimisht këtë të enjte rritjen e taksës së pastrimit për bizneset.

 

Sipas vendimit nga këto ndryshime përjashtohen vetëm subjektet sezonalë.

 

Për bizneset me hapësirë shfrytëzimi nga 51 deri 100 metër katror taksa nga 12 mijë lekë do shkojë në 20 mijë lek. Ndërsa për kategorinë me sipërfaqe mbi 100 metër tarifa do të jetë 25 mijë nga 17 që është aktualisht.

 

Nga kjo rritje afektohen 576 biznese në bashkinë e Vlorës.

 

Ndërkohë mësohet se biznesi nuk është njoftuar dhe as nuk ka pasur konsultime për këtë rritje të taksës së pastrimit.

 

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2022.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë