Rritja e ndjeshme e numrit të të infektuarëve nga koronavirusi ka vënë në alarm bashkinë e Divjakës, e cila sot ka urdhëruar mbylljen e të gjitha tregjeve në territor pa afat.
Në njoftimin e bërë sot nga kjo bashki thuhet: ” Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë. Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë”.
Bashkia këshillon të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.
“Të respektojmë jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë. Faleminderit,” përfundon njoftimi.
Ndërkohë, shifrat e infektimeve dhe të viktimave po rriten me shpejtësi tre ditët e fundit me mbi 800 raste nga 538 që ishin më 25 janar 2021. Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi 9 raste me Covid-19.
/faxweb