Edhe në Vlorë si në gjithë vendin rastet me të prekur nga Covid-19 janë shtuar.

Sipas epidemiologut Agron Bashllari thotë se këto shifra ishin të pritshme ku thekson se në 210 testime ditore rezultojnë 121 persona pozitivë me Covid-19.

Sa i takon janarit, Bashllari thotë se në Vlorë kapen shifrat 1200 të infektuar të cilët kanë simptoma të lehta gripale. Nga ana tjetër, me gjithë shtimin e rasteve, Vlora po vazhdon jetën e shkujdesur pasi masat në fuqi, edhe këtë janar nuk zbatohen nga qytetarët. Grumbullimet apo përdorimi i maskës nuk zbatohen.

“Fax News” sjell statika të situatës së infektimeve me Covid në shkollat e Vlorës: Nga 15 mijë nxënës, 150 nxënës janë aktualisht të infektuar. Sa i takon mësuesve, të karantinuar me Covid janë 120 mësues nga 1200 mësues totali.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re