Greqia ka vendosur të mbajë në fuqi masat kufizuese edhe për dy javë të tjera, pra deri në datën 22 shkurt 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada greke në Tiranë, e cila njofton se: “Mbi bazën e të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që janë në fuqi për njerëzit që udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi mbeten në fuqi siç janë sot, deri në 22 Shkurt 2021.”

MASAT

Autobusët, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin.

Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke. Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi, Formularin PLF.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 7 ditore në shtëpinë e tyre

Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jete mbyllur.

Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re