Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, Gjykata e Pogradecit është mbyllur.
Burime nga Vizion Plus bëjnë më dije se janë infektuar me COVID tre gjyqtarë dhe tre sekretare, ndërkohë që sekretarja e katërt është vetëkarantinuarm, në pritje të përgjigjes së tamponit.
Në kushte të tilla, Gjykata e ka të pamundur të merret me shqyrtimin e çështjeve civile, por edhe penale. Madje, në këto rrethana, nuk mund të japë dhe masat e sigurisë.
Për sa kohë trupa gjykuese do të jetë e karantinuar, për masat e sigurisë do të caktohen gjyqtarë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kor֛çë.
Po ashtu, pozitive me COVID ka rezultuar edhe drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit. Ditën e nesërme, nga ana e njësisë vendore të kujdesi shëndetësor Pogradec pritet të merren tamponët edhe për zyrtarë të tjerë të kësaj prokurorie.
