Qarku i Beratit ka raportuar 110 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ajo që vihet re te të dhënat është se 62 prej rasteve të konfirmuara janë pensionistë të moshave 62-76 vjeç.
Këto 110 raste të reja, një rritje frikshme e cila korrespondon me rritjen në nivel kombëtar të rasteve të reja, i përkasin: 52 qytetit të Beratit, 50 Kuçovës, 6 Skraparit, 1 Urës-Vajgurore dhe 1 Poliçanit.
Të dhënat:
110 raste pozitive në qarkun e Beratit.
52 raste në Berat,50 raste në Kuçovë,6 raste në Skrapar,1 rast në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan.
62 raste janë pensionistë,të moshave nga 62-76 vjeç.
Fasoneri “Stela” në Kuçovë.
Fasoneri “Center Albania” në Berat.
1 mësuese në fshatin Karkanjoz në Poliçan.
1 edukatore në kopshin nr.1 në Poliçan.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
