Ashtu siç ndodh rëndom, vjeshta ka sjellë rritjen e çmimeve edhe pse një gjë e tillë justifikohet se është pasojë e uljes së prodhimit. Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, qytetarët ankohen për rritjen e menjëhershme të çmimeve, krahasuar kjo edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në produktet e shportës sidomos të perimeve dhe frutave, por pas nuk mbeten as produktet e tjera.

“Janë rritur çmimet kurse rrogat janë të ulur. Ne jemi me rroga dhe ankohemi po ata që skano fare. Qumështi ishte 100 ka shkuar 150, bamja 200 lek, kastraveci 100. Ne jemi në punë dhe është turp që nuk na del rroga”, thotë një qytetare.

“Çmimet janë rritur nuk kanë ku shkojnë. Populli desh Edi Ramën dhe ta mbajnë s’kemi ca të bëjmë. Nuk e përballojmë dot këto çmime po vdesim rrugëve”, u shpreh një qytetare tjetër për mikrofonin e Fax News.

Jo vetëm fruta-perimet, por edhe mishi, buka, madje dhe qumështi dhe nënproduktet e tyre janë rritur ndjeshëm. Për qytetarët disbalanca mes cmimeve dhe rrogave e pensioneve është e madhe. Ata kërkojnë ndërhyrje nga shteti.

“1 pension me 156 vetëm për ilaçe s’më dalin, pensionet dhe rrogat nuk rriten. Por ne nuk pyet askush të na rrojë Edi Rama. T’i venë gishtin kokës ata që ngrenë çmimin e bukës. Mishin nuk e kam pas as në ëndërr, ku blihet mishi 9 mijë lek me atë pension që kam unë, ato s’na dalin për ilaçe, politikanët shofin vetëm xheëpat e vet. Populli është i mbaruar, kurse ata mbledhin lekët”, thotë një pensionist.

Të shumë janë qytetarët të cilët nuk e përballojnë këtë rritje të menjëhershme të çmimeve dhe për pasojë blejnë më pak, apo shmangin produktet e shtrenjtuara.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re