Rruga në fshatin Bleran të Bashkisë Shkodër është lënë në harresë totale nga pushteti lokal. Prej rreth 20 vitesh, rruga është në gjendje të amortizuar, mes shumë gropash që mbushen me ujë sa herë ka reshje shiu.

Banorët e zonës thonë se e kanë ngritur zërin disa herë, por nuk ka ndërhyrë askush, ndërkohë që në kohë votimesh marrin vetëm premtime.

“Rruga është në gjendjen më të mjerueshme. Turp e faqja e zezë, pasi taksat i paguajmë. Shteti nuk merr masa, vetëm premtime kemi marrë në kohë fushatash. Po të kemi një person të sëmurë, ambulanca nuk vjen këtu për shkak të rrugës. Të paktën të na mbulojnë gropat, pasi rrugën e dijmë se nuk do e asfaltojnë” – shprehet një banor i zonës.

Një problematikë tjetër në këtë zonë është edhe kanali, i cili është i mbushur me mbetje të ndryshme.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re