Hapja e rrugës së Arbrit ka zgjidhur vetëm një pjesë problemit të infrastrukturës rrugore për qindra banorë të fshatrave Xibër – Hane dhe Ketë.

Rruga e këtyre dy fshatrave, por edhe lagjeve të brendshme janë gati të pakalueshme për shkak të gropave të mëdha në shumë segmente.

Ndërkohë për afro 700 banorë të këtyre dy fshatrave, problem mbetet edhe akulli që krijohet në periudhën e dimrit. Banorët fajësojnë pushtetin vendor, Bashkinë Klos, e cila, sipas tyre, nuk ndërhyn për riparimin e rrugëve rurale. Ata shprehen se rrugës i mungojnë kanalet kulluese anësore dhe sa herë ka reshje shiu, krijohen gropa të mëdha të cilat pengojnë qarkullimin normal të automjeteve.

Nga ana tjetër banorët shprehen se prej afro 1 viti nuk është bërë ndërhyrje në rrugët e brendshme të Xibër – Hane dhe Ketë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re