Zonat periferike të kryeqytetit janë tejmbushur nga mbeturina të cilay hidhen vend e pa vend duke shkaktuar erë të pakëndshme dhe banorët janë tëpër të shqetësuar.

Nga pamjet e siguruara nga Fax News shihet se si në një lagje të Shkozës, koshat janë mbushur me mbeturina dhe nuk merret asnjë masë për ti zbrazur. Janë vetëm dy kazanë të vendosur në kryqëzim të rrugës ku kalojnë shumë makina dhe këmbësorë dhe për të gjithë lagjen e cila ka një numër të konsiderueshëm banorësh.

Pastrimi i tyre bëhet shumë rrallë duke bërë që situata të rëndohet. Banorët shprehen se këto plehra arijnë shumë pranë banesave të tyre duke shkaktuar aromë të pakëndshme. Ata kërkojnë që të vendosen në vende më të përshtatshhme që të ketë hapësirë të mjaftueshme për ti hedhur dhe të shtohen në numër.

“Janë shumë afër, mbeturinat përtokë, Bashkia bën rrugën por nuk e dimë se kur do i vendosë këta kazanat.
Na vijnë mbeturinat në derë, vjen shumë erë e keqe. Vijnë shumë rralë, ato duhen pastruar përditë. Është shumë lagje e populluar “– u shprehën banorët.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re