Po pritet mbërritja e RENEA-s, me pajisje të posaçme për nxjerrjen e trupit të Ruzhdi Hoxhës në rrugë. Ai ka përfunduar 200 metra nga rruga automobilistike ndërsa trupi i 43-vjeçarit ka nisur të dekompozohet.
Efektivët kanë vendosur shirita edhe në vendin e krimit ndërsa kanë ndezur një zjarr pranë trupit të pajetë në pritje të RENEA-s.
Përgjatë rrugës që të dërgon tek vendi i krimit ndodhet një bazë ushtarake por edhe një biznes privat të pajisura me ksmera sigurie. Gjetja e trupit është bërë e mundur edhe falë tyre ku pas identifikimit të automjetit, kanë ndjekur lëvizjen e tij edhe në zonën e thellë
Dyshohet se 43-vjeçari është vrarë ditën e rrëmbimit, kjo provohet edhe nga shenjat në trup dhe nisja e dekompozimit.
vijon…
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
