Deputetja Rudina Hajdari edhe këtë herë doli e acaruar nga mbledhja katër orëshe e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku palët ende nuk kanë arritur një konsensus.

Duke dhënë detaje për mediat pas mbarimit të tryezës, me ton të nervozuar Hajdari tha se palët “u çuan direkt pasi nuk morën përgjigjet që donim. Unë erdha ne këtë tryezë me synimin qe te ndryshoj sistemin zgjedhor”.

Hajdari tha se ka propozuar një formulë që është mbështetur edhe nga ndërkomëbtarët edhe ambasada amerikane që e hap listën pjesërisht.

“Edhe këtë ma hodhën poshtë. Po mirë, a më thoni ju pse këta njerëz kanë kaq frikë për të ndryshuar sistemin zgjedhor, për të hapur listat për ti dhënë shqiptarëve të drejtën për të votuar atë që duan?

E kuptoj fare mirë Edi Ramën që e do këtë sistem se ka 74 mandate më shumë se gjysmën e parlamentit e me këtë pushtet është bërë autoritar i ka dhënë koncesione gjihtë shqiptarëve e është bërë i pasur.

Por s’e kuptoj Lulzim Bashën që e ka bërë Ramën perandor, pse Lulzim Basha do ta mbajë Ramën perandor?

Ndaj edhe pse sot këta qëndruan bashkë me njëri tjetrin kundër këtij propozimi të denjë të realizueshëm në një kohë të shkurtër nuk e bënë e thanë gjëra të ndryshme, unë se pranova atë përgjigje se duam që në zgjedhjet e 2021 të shkojmë me sistem tjetër.

Unnë nuk dorëzohem fare se në një anë kemi klasën e vjetër politike në anën tjetër shqiptarët që duan ndryshim të sistemit zgjedhor. Të kemi të drejtën që në atë parlament të futen ata njerëz që e meritojnë. Këta s’e duan duan ta mbajnë i konvenjon Ramës dhe Lulzim Bashës”, tha Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re