Rusia kërcënoi Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll sot, tha një burim në delegacionin e Kievit për Sky News.
Burimi tha se rusët nuk ishin të gatshëm të flisnin për detajet teknike të një armëpushimi dhe po prisnin që eprorët t’i miratonin ato.
Ndërkohë kreu i delegacionit ukrainas, ministri i mbrojtjes Rustem Umerov tha se “prioriteti i parë ishin njerëzit” prandaj u bë marrëveshja për të shkëmbyer 1,000 të burgosur lufte.
“Objektivi i dytë ishte të diskutohej armëpushimi”, shton ai, duke thënë se të dy ekipet “do të punojnë për shkëmbimin e detajeve”.
Umerov thotë se hapi tjetër do të ishte një takim midis Ukrainës dhe Rusisë në “nivel udhëheqësish”.
“Ne edhe një herë dëshirojmë të përsërisim se Ukraina dëshiron paqe. Ukraina është e përqendruar te njerëzit dhe ne jemi të aftë të vazhdojmë luftën.”