Mendoj se opozita shqiptare do t’i fitojë pa diskutim këto zgjedhje. Do të ndalim të dikush i cili nuk mund të injorohet. Ky është polli i italianit. Partia Demokratike dhe aleatët e saj krahasuar me 2017 janë rritur me 14 pikë. Krahasuar nga shkurti në mars, kjo rritje është prej 7% pikësh dhe ka kaluar në 43%, pa llogaritur LSI. Ky trend në mënyrë absolute, në bindjen time më të thellë, në këtë fushatë serioze që po zhvillon opozita, jam i bindur se do të dalë me distancë parti e parë nga PS-ja. Për unë do t’i përmbahem pollit që citova. Një fushatë e civilizuar, ku kryetari i opozitës paraqet programin e Shqipërisë për të nesërmen, ka dhe një fushatë tjetër ku nuk ka të shkuar nuk ka të sotme dhe nuk ka të ardhme, por ka vetëm një fjalor të padenjë për një politikan apo person publik. Ai tregon se nuk ka program të qeverisë së tij, nuk ka bilanc. Të gjithë e dinë këtë. S’ka të sotme, sepse të paktën ti sot mund të dilje dhe të mbaje përgjegjësi para qytetarëve për 8 vitet e humbura. Ccfarë egzistojnë? Sharje, fyerje, e kundërshtarëve politikë. Shqiptarët nuk mund të mashtrohen nga epitetet, sharjet, gjuha vulgare. Shqiptarët janë të interessuar për të parë mundësinë për të zgjidhur hallet e tyre. Ai thotë se Lul Basha po nxjerr njerëzit. Në fakt njerëzit po i nxjerr shpresa per të jetuar dhe për të shpëtuar nga Edi Rama. Njerëzit e dinë që ky regjim është më i keq se ccdo pandemi tjetër.

 Loading …

/faxweb