Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, deklaroi gjatë emisionit “Opinion” këtë të mërkurë se rreth 10% e të vaksinuarve janë infektuar me Covid-19.

“Sa i përket të infektuarve mund të them që janë rreth 10% e të vaksinuarve në të gjithë vendin që janë infektuar. 10% e të infektuarve rezultojnë të vaksinuar me të dyja dozat. Vaksina të ndryshme. Sigurisht që mbizotëron Sinovac”, tha Ulqinaku.

Ulqinaku foli me shifra edhe për personat që kanë ndërruar jetë edhe pse kanë qenë të vaksinuar me dy doza. Bëhet fjalë për 3 deri në 4 persona që kanë ndërruar jetë edhe pse kanë qenë të vaksinuar me dy doza.

“Ato që kanë ndërruar jetë shifra është shumë e ulët tek të vaksinuarit, është 0.06%. Po të përkthehet në shifra i bie jo më tepër se 3-4 persona full të vaksinuar kanë ndërruar jetë”, tha Ulqinaku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re