Skip to content

Sadedini te Trauma/ Ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Biznesmeni Endrit Sadedini ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore te Trauma në Tiranë. Sipas mjekëve që po e trajtojnë 33-vjeçari është në gjendje shoku traumatik dhe me dëme të rënda të anësive.

Burime për Fax News bëjnë me dije se Sadedini do kryejë ndërhyrje te këmbët e tij të cilat janë në gjendje mjaft kritike.

Kujtojmë se 33-vjeçari u plagos sot nga atentati me tritol ndaj tij në mes të ditës në Vlorë.

Ai dyshohet si person i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike dhe ka precedentë të mëparshëm kriminalë.

Policia po punon per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb