Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Seanca e parë ishte njoftuar në datën 5 Janar por u shty për shkak të se gjyqtari Florian Kalaja kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Ai mori çështjen në dorë pas dorëheqjes së Daniela Shirkës një ditë para seancës.

Shirka është e treta gjyqtare qe tërhiqet nga çështja penale ndaj Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës, me argumentin se është në papajtueshmëri. Më parë kanë dhënë dorëheqjen Miliana Muça dhe Ilirjan Olldashi.

Gjykata e Lartë i dha një fitore proceduriale Tahirit, kur vendosi prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re