Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Mark Markun nga Rrësheni, për të cilin tha se ka dhënë një dorëheqje enigmatike, në kurriz të votuesve të tij.

Berisha tha se fillimisht Marku ka mbajtur qëndrime me rezerva ndaj Bashës, në Kuvendin e Qershorit, dhe tashmë është duke pasur një sjellje krejt tjetër.

Sipas ish-kryeministrit, dorëheqja e Markut nga mandati i deputetit ka shumë pikëpyetje.

“Unë isha dakord me kandidimin e Mark Markut, pasi për 8 vite qëndroi rezistent ndaj Edi Ramës në studiot televizive. A mund ta marrë vesh njeri tani Mark Markun. Bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD-së në Qershor, bëri gabim të madh që dha dorëheqjen, dhe në mënyrë enigmatike, duhet të vinte këtu te ju pëpara. 

Le ta pyesim së bashku zotin Mark, mirë Kuvendtit të Qershorit, po këtë antikuvendin tani pse nuk e thua një fjalë? Çfarë të shtyn ty, pedagog, intelektual, të bësh avokatinë e Lul Bravës? Ky qëndrim është aktakuza më e rëndë që i bën vetes”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë