Skip to content

Sali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD, miratohet koalicioni me PD

Pak ditë pas dorëheqjes së Bamir Topit, Sali Shehu është zgjedhur kryetari i ri i Frymës së Re Demokratike.

Asambleja e FRD-së u mblodh sot edhe për miratimin e marrëveshjes me Partinë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i ri i FRD, Sali Shehu bëri thirrje “mbështesni koalicionin ‘Aleanca për Ndryshim’”.

Asambleja e FRD sot gjithashtu miratoi në unanimitet marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor me PD, nënshkruar disa ditë më parë.