Kryesuesi politik i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë për mediat, pas rezultateve të publikuara lidhur me votat e marra nga partitë politike.
Salianji është shprehur se nuk ndihet i gëzuar me rezultatin e marrë në qarkun e Korçës apo rezultatin në rang vendi, por falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan duke përmendur se kanë qenë në presionin e shit-blerjes së votave dhe intimidimit me anë të formave të ndryshme.
Megjithatë ai shtoi se PD ka rikuperuar mbi 7 mijë vota në qarkun e Korçës dhe deri më tashmë janë brenda pritshmërive.
“Pas përfundimit të procesit të numërimit, padyshim që nuk jam i gëzuar por jam mirënjohës për votat e të rinjve të cdo votuesi, që në një klimë të madhe të tensionit ku ka pasur intimidime ndaj tyre dhe frikësime pas ngjarjeve të ndodhura në qarqe të ndryshme.
Me mbështetjen e qytetarëve kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qarkun e Korçës.
Jemi brenda pritshmërive dhe objektivave të vendosura në zonat që mbulojmë. Ne do të vazhdojmë përpara deri në përfundimin total të procesit të numërimit”- tha Salianji.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
