Gjendet e ngrirë në bahçen e shtëpisë nëna e 5 fëmijëve (EMRI)

sarande.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë pasi një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cuk. Ajo është identifikuar si Stamato Milo, 88 vjeçe.
88-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, jetonte e vetme në shtëpinë e saj, pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi. 88-vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë.

Sipas informacioneve, e moshuara mund të mund të ketë ndërruar jetë pasditen e së martës, për shkak se trupi i saj ishte i ngrirë, pasi ka qenë natën jashtë. Menjëherë është njoftuar policia, e cila shkoi në vendngjarje.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88-vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe natyrisht për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë