Skip to content

Sasi e madhe kokaine në kufi/ Policia malazeze arreston 55 vjeçarin shqiptar, ja ku e kishte fshehur lëndën narkotike (FOTO)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një shtetas shqiptar me inicialet P.S 55 vjeç ka rënë në prangat e policië së Malit të Zi pasi është kapur duke transportuar 37 kg lëndë narkotike të llojit kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg.

Ndërkohë me të ishin edhe dy persona të tjerë po shqiptare, të identifikuar me inicialet E.S., 50 vjeç dhe S.S., 18 vjeç.

Lënda narkotike u zbulua nje dite me pare, gjatë kontrollit që policia i bëri makinës. Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur në një vend, të përgatitur enkas.

I arrestuari akuzohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë