Një sasi droge është sekuestruar nga policia italiane, ku nëse do të shitej në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove.

Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar dy autorët, një shqiptar dhe një italian të cilët ishin zotëruesit e lëndës narkotike.

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se të dy këto shtetas njiheshin si pronarë të një kompanie ndërtimi në Itali, ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re