Skip to content

Sërish ‘aromë lúfte’ në Mesdhe/ Anijet turke i afrohen Qipros, álarmohen grekët, shkojnë të takojnë me úrgjencë…

Greqia ka reaguar pasi dy anije turke janë vendosur afër Qipros, në Varosia, duke rikthyer ténsionet mes dy vendeve.

Greqia dénon këtë veprim të Turqisë, duke e konsideruar një shkélje “të qartë” të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ditën e nesërme, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,  Jens Stoltenberg, ku do të diskutohet rreth konfliktit në Mesdhe.

“Greqia dénon me fórcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia.

Ky vendim është një shkélje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të fórcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të presë në një mëngjes pune nesër, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panagiotopoulos, do të marrë pjesë gjithashtu.

Takimi do të përqëndrohet në situatën në Mesdheun Lindor, procesin e meditimit për të ardhmen e Aleancës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, reagon qeveria greke.

/faxweb