Në prefekturën e Vlorës është zhvilluar sot një takim me operatorët turistik të jugut në lidhje me sezonin turistik.

Kreu i sindikatës së operatorëve të jugut Vasil Bedini ka thënë për Faxneës tregoi për pikat që janë folur në këtë takim ku më ktyesoren ishin çelja e sezonit turistik më herët se vitet e kaluara si edhe ndarja e plazheve.

Ai tha se vitin e kaluar ka patur përplasje të shumta në lidhje me këtë problematikë, pasi nëse një subjekt bënte aplikimin në e-albania dhe merrte konfirmimin, të njëtën gjë nuk e bëntë bashkia duke sjell edhe konflikte mes subjekteve.

“Jemi në prag të sezonit. Kemi kërkuar që çelja të bëhet me herët se vitet e kaluara dhe sezoni duhet të funksionoje gjatë gjithë vitit. Kjo kërkese ështëe që sezoni të celet 16 prill. Të bëjmë ato punë që duhet të bëjmë. Vlora ka pika, kërkesa, dhe punë që duhet të bëhen.

Ndarja e plazheve, kemi 30 ditë që të aplikojmë për plazhe. Ajo që na ka shqetësuar është konflikti mes disa operatoreve se në e- albania disa zona u jepen disa subjekteve, ndersa bashkia nuk bën të njëjtin hap.

Ai subjekt që aplikon te e-albania ta marrë në menyrë që të mos ketë përplasje.

Bashkitë e Vlorës, Himarës dhe Sarandës të kenë një koodrinim të plotë.

Transporti urban në Vlorë është shërbim për të qarë hallin. Nuk i shkon qytetit. Urbanet ngelin ne mes të rrugës. Te prezantohemi sic i ka hije Vlores”- tha ai.

Pyetje: Janë 9 pika qe keni parashtuar?

“Janë disa pikë që s’kërkojnë kush e di cfarë. Lungomare nuk ka një kosh ku të hedhësh një bisht cigare. Pastrimi është pika tjetër, një koordinim të plotë të bashkisë Vlorë”- shtoi Bedini.

Pyetje: Pse iu drejtuat prefekturës dhe jo bashkisë ?

“Në i kemi bërë kërkesë edhe bashkisë, s’na e kanë konfirmuar ende. Prefektura na e konfirmoi për sot. Përplasjet që kanë duhet ti anashkalojmë për të mirën e qytetit” tha nder te tjera.

Pyetje: Përgjigja e prefektit?

“Do të flas me strukturat që ka në varësi. Shpresojmë të takohemi me ministrinë. Pasi më 28 shkurt përfundon afati për ndarjen e plazhit” tha kreu i operatorëve të jugut.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re