Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot pritjen e George W Bush në Tiranë.

14 vite më parë, Bush asokohe shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhi në Tiranë, në të parë vizitën të një presidenti amerikan në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet social, Berisha e cilëson si ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Një ditë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W Bush në Shqipëri,” shkruan Berisha.

Ish-kryeministri është shpallur së fundmi “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha pretendon se ky vendim nuk është bazuar në prova dhe ka paditur për shpifje Sekretarin Amerikan, Anthony Blinken.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re